Lidhje

Brazili në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale


BRASIL-ELECCIONES-DEBATE

Brazilianët do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën në atë që pritet të jetë gara përfundimtare midis ish-presidentit të majtë Luiz Inácio Lula da Silva dhe presidentit aktual Jair Bolsonaro, një populist i ekstremit të djathtë që pretendon se zgjedhjet po manipulohen në favor të kundërshtarit të tij.

Brazili në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:51 0:00

Udhëheqësi i së majtës, ish-presidenti Luíz Inácio Lula da Silva dhe presidenti aktual i Brazilit Jair Bolsonaro, udhëheqësi më i njohur i ekstremit të djathtë në Amerikën Latine, përballen në kutitë e votimit këtë të dielë në zgjedhjet më të polarizuara në historinë e Brazilit.

Zoti Lula, i cili ka qeverisur dy herë Brazilin, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve, por nuk arriti numrin minimal të votave për t’u zgjedhur. Sondazhet tregojnë se aktualisht ai udhëheq garën, që shumë e cilësojnë kritike për të ardhmen e Brazilit.

“Këto zgjedhje nuk përfaqësojnë një garë mes një dy burrave, mes dy grave, apo dy partive, këto zgjedhje përfaqësojnë luftën e demokracisë kundër barbarizmit”, thotë ai.

Por Bolsonaro doli mirë në raundin e parë të zgjedhjeve dhe analistët thonë se ai ende shanse për të fituar.

“Për dy vjet kam folur për Zotin, atdheun, familjen dhe lirinë. Sot, populli është zgjuar dhe kupton rëndësinë e lirisë për të cilën kam folur”, thotë zoti Bolsonaro.

Besimi, aborti dhe orientimi seksual janë disa prej çështjeve që kanë mbizotëruar debatet në javët e fundit, duke ndarë edhe më shumë dy palët.

Zoti Bolsonaro ka akuzuar zyrtarët e zgjedhjeve se po mbështesin fushatën e kandidatit Lula, duke thënë se njënashmëria e tyre, njollos procesin.

Rezultatet pritet të dalin të dielën në mbrëmje.

XS
SM
MD
LG