Lidhje

Gjykata e Lartë hap rrugën për dëshminë e senatorit Graham


FILE - Sen. Lindsey Graham, R-S.C., speaks during a news conference on Capitol Hill, Sept. 13, 2022.

Gjykata e Lartë amerikane ka hequr ndalimin e përkohshëm të dëshmisë së senatorit Lindsey Graham në një hetim në Xhorxhia për ndërhyrje të mundshme të paligjshme në zgjedhjet e vitit 2020 nga presidenti i atëhershëm Donald Trump dhe aleatët e tij në këtë shtet.

Gjykata e Lartë të martën nuk la asnjë pengesë ligjore në rrugën e paraqitjes së senatorit Grahamit përpara një jurie të madhe të posaçme, e planifikuar tashmë për më 17 nëntor. Por në një urdhër të panënshkruar, gjyqtarët vunë në dukje se zoti Graham ende mund të ketë të drejtën të mos u përgjigjet disa pyetjeve.

Senatori i Karolinës së Jugut, një aleat kryesor i zotit Trump, kishte argumentuar se një dispozitë e Kushtetutës, klauzola e fjalimit dhe debatit, e mbron atë nga detyrimi për të dëshmuar. Gjykatat më të ulëta kishin kundërshtuar kërkesën e zotit Graham për një pezullim derisa të përfundonte çështja ligjore e ngritur prej tij.

XS
SM
MD
LG