Lidhje

Akuzë për krime lufte në Kosovë


Ndërtesa e Prokurorisë së Posaçme të Kosovës - Prishtinë
Ndërtesa e Prokurorisë së Posaçme të Kosovës - Prishtinë

Prokuroria e Posaçme e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër një pjesëtari të forcave serbe nën dyshimet për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar që i pandehuri, të cilin ajo e identifikoi me nistoret D.A., “në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, nga muaji janar deri në muajin qershor të vitit 1999, fillimisht ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Prishtinës me rrethinë dhe në plaçkitjen e shtëpive dhe djegien e dëmtimin e pronave të qytetarëve shqiptarë”.

Sipas prokurorisë, ai mori pjesë edhe në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, vrasje dhe plagosje.

“Ai ka marrë pjesë në ekzekutimin e viktimës, B.Sh”, më 20 prill të vitit 1999, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kosova, doli nga lufta e viteve 1998-99 me mbi 10 mijë të vrarë, kryesisht shqiptarë dhe mijëra të zhdukur, për fatin e mbi 1 mijë e 600 prej të cilëve ende nuk dihet asgjë.

Kosova shpalli pavarësinë e saj nëntë vjet pas luftës që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Beogradi i mbështetur nga Moska vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, ndonëse normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve është kusht për integrimet evropiane.

XS
SM
MD
LG