Lidhje

Kosovë, qeveria dhe opozita akuzojnë njëra tjetrën për situatën në veri


Kosovë, debate mes qeverisë dhe opozitës për situatën në veri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:13 0:00

Kosovë, debate mes qeverisë dhe opozitës për situatën në veri

Partitë opozitare në Kosovë akuzuan të enjten qeverinë për situatën e tensionuar në veriun e vendit dhe për mungesë bashkërednimi me aleatët, ndërsa qeveria tha se situata në zonë është pasojë e keqqeverisjes së mëparshme.

Përplasjet pasuan gjendjen e krijuar në veri ku punonjësit serbë u tërhoqën nga institucionet pasi qeveria e Kosovës filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për një shtyrje prej dhjetë muajsh.

Kosovë, debate mes qeverisë dhe opozitës për situatën në veri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:13 0:00

“Nuk na duhet konfrontim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si rezultat i angazhimit të tyre kemi arritur të fuqizojmë shtetin tonë, kemi arritur njohjet tona, si rezultat i angazhimit tonë të përbashkët kemi arritur ta sjellim shtetin e Kosovës të njihet sot në botë nga më shumë se 100 shtete. Prandaj gjithë këtë histori të përbashkët 20 vjeçare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk duhet ta vëni në pikëpyetje”, tha Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Rrezikimi i partneritetit ndërkombëtar duke përdorur nxitjen e krizave është i rrezikshëm për vendin. Kërkesa eksplicite e partnerëve ndërkombëtarë për shtyrjen dhjetë mujore të një cështjeje e cila nuk është prioritare për botën dhe as për Kosovën të jemi të sinqertë, ka qenë një kërkesë e cila është dashur të pranohet nga kryeministri i Kosovës. Kur bota rrezikohet nga lufta bërthamore ata nuk kanë kohë të merren me targat në veri të Kosovës”, tha Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat sipas kërkesës së partnerëve ndërkombëtar, ndërsa vuri theksin te rëndësia e hapjes së një dialogu të gjerë ndërmjet autoriteteve dhe komunitetit serb në Kosovë.

“Veprimi i dytë që duhet të ndërmarrim të gjithë ne së bashku është dialogu me serbët e Kosovës, jo vetëm nga kjo foltore por një dialog intensiv për t’i kthyer ata në institucione dhe për ta kthyer besimin e tyre në institucionet e Kosovës”, tha zoti Haradinaj.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se zhvillimet e fundit janë pasoja të qeverisjeve të kaluara.

“Pasojat e qeverisjeve tuaja po e ndiejmë ne sot, edhe me marrëveshjen e vitit 2013, po të mos kishte vullnet qytetar për ta penguar atë marrëveshje sot do të kishim bosnjëzimin e Kosovës. Edhe me marrëveshjen për drejtësi, ku Serbia ju ka servuar emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ju vetëm keni thënë po, i keni detyruar institucionet e drejtësisë të shkojnë në negociata politike me Serbinë”, tha ajo.

Qeveria akuzon Beogradin se po shfrytëzon pjesëtartë e komunitetit serb për destabilizimin e veriut në një periudhë shtimi të përpjekjeve ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi që është kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve. Beogradi akuzon Prishtinën për moszbatim të marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa diplomacia perëndimore po u bën thirrje të dyja palëve të përmbushin detyrimet që dalin nga procesi e bisedimeve.

XS
SM
MD
LG