Lidhje

Humb garën në Arizona një nga mohueset e forta të zgjedhjeve të 2020


Republikanët pësuan një tjetër goditje në zgjedhjet e mesmandatit, me humbjen në garën për gurvernator në shtetin fushëbetejë të Arizonës. Demokratja Katie Hobb fitoi ndaj kundërshtares së saj Kari Lake, një aleate e ish-presidentit Donald Trump dhe një nga zërat e fortë që kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, duke mbështur pretendime të rreme për manipulim të rezultatit.

Humb garën në Arizona një nga mohueset e forta të zgjedhjeve të 2020
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:38 0:00

Kari Lake dështoi në përpjekjen e saj për t'u bërë guvernatorja e ardhshme e këtij shteti.

Gara u ndoq nga afër dhe shihet si provë për ata kandidatë të cilët, sikurse zonja Lake, u mbështetën nga ish-presidenti Donald Trump dhe përqafuan pretendimet e tij të rreme për manipulim të zgjedhjeve të vitit 2020.

Kari Lake u mund nga demokratja Katie Hobbs, sekretare aktuale e shtetit e Arizonës.

Gara tërhoqi vëmendje në rang kombëtar pasi Arizona është një shtet fushëbeteje dhe pritet të luajë një rol kyç në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Gjatë fushatës së saj elektorale, zonja Lake ishte zotuar të ndalonte votimin me postë në këtë shtet, për të cilin mbrojtësit e teorive konspirative pretendojnë pa prova, se rrezikohet të manipulohet.

Çështja ka nxitur mosbesim mes zgjedhësve lidhur me sigurinë e një metode votimi të përdorur nga qindra mijëra amerikanë.

Fitorja në Arizona mbylli një javë triumfuese për Partinë Demokrate, që sfidoi shpresat e republikanëve për një të ashtuquajtur ‘valë të kuqe’ në zgjedhjet që përkojnë me mesin e mandatit të një presidenti.

Demokratët do të vazhdojnë të kenë kontrollin e Senatit. Me fitoren në fundjavë të shteteve fushëbetejë si Arizona e Nevada, ata arritën të sigurojnë 50 vende në Senat dhe kanë shansin të arrijnë në 51, nëse kandidati i tyre, Raphael Warnock fiton në balotazhin e 6 dhjetorit në Xhorxhia ndaj rivalit republikan Herschel Walker.

Kjo do të forconte ndikimin e demokratëve mbi komisionet, projektligjet dhe zgjedhjet e kandidatëve për sistemin gjyqësor.

Ndërkohë republikanët po shkojnë fitores me një shumicë të brishtë të Dhomës së Përfaqësuesve. Një forcë politike i nevojiten të paktën 218 vende për të siguruar kontrollit e kësaj dhome me 435 anëtarë.

XS
SM
MD
LG