Lidhje

Republikanët në prag të fitores së shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve


USA-ELECTION/MICHIGAN
USA-ELECTION/MICHIGAN

Republikanët janë shumë pranë marrjes së shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, duke shtuar gjasat për një qeverisje të ndarë në Uashington.

Demokratët kanë marrë tashmë kontrollin e Senatit duke siguruar 50 vende, ndërsa balotazhi në Xhorxhia muajin e ardhshëm, mund t’i japë partisë së zotit Biden edhe një vend me tepër.

Shumica në Dhomën e Përfaqësuesve do t’u jepte republikanëve mundësinë për t penguar agjendën e Presidentit Biden dhe për të nisur një sërë hetimesh.

Por një shumicë me diferencë të vogël, pritet të jetë sfiduese për republikanët.

Numri i vendeve për Partinë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesvce mund të mos jetë i qartë edhe për disa ditë, apo edhe javë, teksa vijon ende numërimi i votave. Partia po i afrohet 218 vendeve, që do u jepte atyre kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve, por rezultatet në Kaliforni dhe disa shtete të tjera nuk janë shpallur ende.

Ndonëse pritet të sigurojnë shumicën, ajo do të ishte më e vogla në 20 vitet e fundit. Mund të konkuronte me vitin 2001, kur republikanët kishin vetëm 9 vende më shumë në dhomën me 435 vende. Rezultati I tanishëm është shumë larg pritshmërive të republikanëve që synonin të kontrollonin të dy dhomat e kongresit me diferencë të thellë dhe të detyronin zotin Biden të rishihte agjenden e tij.

Mes republikanëve ka filluar debati për gjetjen e përgjegjësive për këtë rezultat. Disa përfaqësues kanë fajësuar ish presidentin Donald Trump për rezultatin e 8 nëntorit.

Presidenti Biden tha se votimet në zgjedhjet e mesmandatit treguan se demokratët dhe republikanët duhet të bashkëpunojnë në qeverisje, por ai theksoi se nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime të rëndësishme në përparësitë e administratës së tij.

XS
SM
MD
LG