Lidhje

Zyrtarët amerikanë mbrojnë vendimin për imunitet për princin saudit të kurorës

Biden iyo Mohammed bin Salman
Biden iyo Mohammed bin Salman

Zyrtarët amerikanë po mbrojnë rekomandimin e tyre në gjykatë se Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman, duhet të konsiderohet me imunitet nga hetimet për rolin e tij në vrasjen e Jamal Khashoggit, bashkëpunëtor i gazetës Washington Post që banonte në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, rekomandimi i administratës amerikane po kritikohet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe nga disa ligjvënës amerikanë.

Zyrtarët amerikanë mbrojnë vendimin për imunitet për princin saudit të kurorës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:14 0:00

Marrëdhënia e Shteteve të Bashkuara me Princin saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman është rikthyer në epiqendër të vëmendjes pasi administrata e Presidentit Joe Biden rekomandoi që gjykata në Uashington ta konsiderojë atë me imunitet nga hetimet në kuadrin e një padie civile të ngritur në Shtetet e Bashkuara nga Hatice Cengiz, e fejuara e të ndjerit Jamal Khashoggi, si dhe themeluese e grupit për të drejtat e njeriut “Demokraci Tani për Botën Arabe”.

Vrasja në vitin 2018 në konsullatën saudite në Stamboll e zotit Khashoggi, një anëtar i familjes mbretërore i shndërruar në kritik të saj, izoloi përkohësisht në Perëndim princin e kurorës, të njohur me inicialet MBS. Ai e ka mohuar se pati urdhëruar vrasjen.

Zonja Cengiz e priti atë ditë zotin Khashoggi jashtë konsullatës saudite, nga e cila ai nuk doli kurrë. Ajo shprehu zhgënjimin e saj me rekomandimin e qeverisë amerikane duke shkruajtur në Twitter se:

Departamenti amerikan i Shtetit i ka dhënë imunitet #MBS (princit saudit). Nuk ishte vendimi që pritej. Mendonim se kishte shpresë për drejtësi nga Shtetet e Bashkuara. Por sërish, paratë dolën më të rëndësishme”.

Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, u pyet përse administrata e Presidentit Biden ndërhyri në padinë gjyqësore, dhe tha se arsyeja është sepse princi saudit është shpallur kryeministër i vendit.

“Kjo është për shkak se Kryeministri bin Salman ka imunitet nga paditë në gjykatat amerikane. Për sa kohë ai ka postin e kryeministrit, ai është kreu i qeverisë. Nuk ka të bëjë aspak me meritat e çështjes. Përcaktimi për imunitetin është një përcaktim ligjor”, tha zoti Patel.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe disa ligjvënës amerikanë gjithashtu e kritikuan rekomandimin për imunitetin, ndër ta edhe ligjvënësi demokrat Adam Schiff, i cili shkruajti në Twitter se:

Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërmarrin veprime për të mbrojtur ata që vrasin gazetarë, aq më pak ata që vrasin dhe copëtojnë trupin e një banori të Shteteve të Bashkuara”.

Presidenti Joe Biden u kritikua edhe për vizitën e tij në Arabinë Saudite në korrik, pasi ishte zotuar gjatë fushatës elektorale se do ta bënte të padëshirueshëm princin saudit të kurorës.

This item is part of
XS
SM
MD
LG