Lidhje

"Ditët e Mjedës", në prag të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë


"Ditët e Mjedës", në prag të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:26 0:00

“Ditët e Mjedës” bashkuan sot studiues dhe autoritete vendore në qendrën muzeore “Ndre Mjeda”, ngritur vitet e fundit në fshatin Kukël të bashkisë Vau i Dejës, aty ku poeti kaloi pjesën më të madhe të jetës. Sipas studiuesit dom Nikë Ukgjini, kleriku jezuit Ndre Mjeda ishte një ndër veprimtarët e spikatur të Rilindjes Kombëtare, që u dallua për kontributin e gjërë në fushën e letërsisë, gjuhës shqipe, mësuesisë dhe përpjekjeve për mbrojtjen e çështjes kombëtare.

Përkujtojmë poetin Ndre Mjeda për të gjithë ato vepra madhore që i ka realizuar gjatë jetës tokësore, pra si poet, përkthyes, qoftë edhe si njeri diplomat dhe politikan, sepse nga viti 1920-1924 ka qenë edhe deputet me Fishtën dhe Gurakuqin”.

Sipas profesor Artan Haxhit, në formimin e tij, Ndre Mjeda ishte edhe një gjuhëtarë që, përmes krijimtarisë së tij letrare dhe veprimtarisë shkencore, u përpoq për mbarëvajtjen e gjuhës shqipe në një periudhë të rëndësishme të nxitjes së vetëdijes kombëtare tek shqiptarët.

Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm edhe në alfabetin e gjuhës shqipe. Është anëtar i shoqërisë “Agimi” dhe ndër hartuesit e alfabetit të shoqërisë “Agimi”, i cili u paraqit edhe në Kongresin e Manastirit, në vitin 1908”.

Përkujtimi i figurës së Ndre Mjedës në prag të 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, sipas studuiesit Gjovalin Çuni, lidhet me kontributin e tij të gjërë si një ndër rilindasit e shquar, që hodhën bazat për pavarësimin e vendit si dhe me mbështetjen që ai i dha qeverisë së Ismail Qemalit.

Pavarësisht se dom Ndre Mjeda nuk ishte në shpalljen e Pavarësisë, ai gjatë të gjithë periudhës mbeti i lidhur me qeverinë e Ismail Qemalit. Nga fundi i vitit 1912 në Shkodër erdhi Luigj Gurakuqi për të organizu vendosjen e sundimit të qeverisë së Vlorës dhe, ndër kryesorët që do t’u merrte me këtë punë, ishte dom Ndre Mjeda”.

Sipas studiuesve, “Ditët e Mjedës” shënojnë një moment reflektimi mbi gjuhën, letërsinë dhe historinë si dhe për nevojën e vlerësimit të mëtejshëm të figurave kombëtare.

XS
SM
MD
LG