Lidhje

Presidenti Biden: ende i vlefshëm plani për tavan çmimi për naftën ruse


Presidenti Biden në Nantucket, Masaçusets për Festën e Falenderimeve
Presidenti Biden në Nantucket, Masaçusets për Festën e Falenderimeve

NANTUCKET, Masaçusets – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të enjten se tavanet e çmimit për naftën ruse, të propozuara nga vendet e G7ës, po vazhdojnë të shqyrtohen. Ai shtoi se bisedoi me Sekretaren e Thesarit, Janet Yellen, për këtë çështje.

“Po, janë ende të vlefshme”, u tha Presidenti Biden gazetarëve gjatë një vizite me rastin e Festës së Falenderimeve në një stacion zjarrfikësish në Ishullin Nantucket.

Presidenti Biden duke u takuar me zjarrfikësit në Ditën e Falenderimeve (Nantucket, Masaçusets)
Presidenti Biden duke u takuar me zjarrfikësit në Ditën e Falenderimeve (Nantucket, Masaçusets)

Qeveritë e Bashkimit Evropian pritej të rifillonin bisedimet mbrëmjen e së enjtes apo të premten, pasi nuk arritën një marrëveshje të mërkurën për nivelin e tavanit të çmimit që i duhet vendosur naftës ruse që transportohet nga deti.

Administrata e Presidentit Biden e percepton kufizimin e çmimeve si një mënyrë për t’i ulur Rusisë të ardhurat nga nafta, që është një burim kryesor financimi i luftës që ajo po bën në Ukrainë, por ndërkohë dëshiron të ruajë vazhdimësinë e furnizimit dhe të shmangë rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Grupi i Shtatëshes (G7), ku marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara, si dhe i gjithë Bashkimi Evropian dhe Australia, pritet të zbatojnë më 5 dhjetor tavanin e çmimit për naftën ruse që eksportohet përmes detit.

Rreth 70% - 85% e naftës së papërpunuar eksportohet nga Rusia në anije me kontenierë. Thelbi i vendosjes së tavanit të çmimit është se ndalon transportin, sigurimin dhe ri-sigurimin nga kompanitë e siguracioneve për ngarkesat e naftës së papërpunuar ruse në mbarë globin, nëse nuk shitet nën çmimin e vendosur nga G7 dhe vendet aleate.

XS
SM
MD
LG