Lidhje

Kupa e Botës - Kroacia fiton ndaj Brazilit, Argjentina mposhtë Holandën


Croatia players celebrate as Brazil's Marquinhos, right, missed a penalty kick to secure the World Cup victory for Croatia on Dec. 9, 2022.
Croatia players celebrate as Brazil's Marquinhos, right, missed a penalty kick to secure the World Cup victory for Croatia on Dec. 9, 2022.

Kroacia eliminoi Brazilin nga Kupa e Botës, duke e mposhtur kampionin e pesëfishtë të botës në futboll me rezultat 4-2 pas penalltive në çerekfinale. Portieri i Kroacisë Dominik Livakoviç priti një penallti të Rodrygo dhe Marquinhos më vonë goditi shtyllën pingule.

Sulmuesi brazilian Neymar shënoi në fund të pjesës së parë të lojës shtesë duke e kaluar Brazilin në epërsi, por Kroacia barazoi rezultatin me një gol të Bruno Petkoviçit në minutën e 117-të. Me golin e tij kundër Kroacisë, Neymar arriti në kuotën e 77 golave, duke barazuar rekordin e lëgjendës së futbollit, Pelé si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren e Brazilit.

Messi
Messi

Përpjekja e Lionel Messit për të fituar Kupën e Botës do të vazhdojë në gjysmëfinale, pasi të premten në çerekfinale Argjentina mundi Holandën 4-3 pas gjuajtjes së penalltive. Messi e realizoi penalltinë e tij dhe portieri i Argjentinës Emiliano Martínez priti dy gjuajtje të holandezëve. Ndeshja përfundoi 2-2 pas mbarimit të kohës shtesë. Messi shënoi një gol dhe asistoi në golin e dytë të Argjentinës. Holanda barazoi rezultatin në minutën e 11-të shtesë të pjesës së dytë. Argjentina do të luajë kundër Kroacisë në gjysmëfinale të martën.

XS
SM
MD
LG