Lidhje

Los Anxheles, Harvey Weinstein fajtor përsëri për sulme seksuale


Harvey Weinstein u shpall fajtor për 3 nga 7 akuzat e ngritura ndaj tij, në gjyqin për sulm seksual që u zhvillua në Los Anxhelos të Kalifornisë. Ky ëashtë gjyqi i tij i dytë nën akuzat për krime seksuale. Ai është duke vuajtur tashmë një dënim prej 23 vjetësh në Nju Jork.

Një tjetër dënim për Harvey Weinstein
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:45 0:00

Pas një seance gjyqësore që zgjati një muaj dhe pas nëntë ditë diskutimesh të anëtarëve të jurisë, ish producenti i njohur i Hollivudit, Harvey Weinstein u shpall të hënën fajtor nga juria në Los Anxhelos për përdhunim dhe sulm seksual ndaj një prej katër akuzueseve që pretendonin se ishin abuzuar prej tij.

Harvey Weinstein u dënua për tre nga shtatë akuzat me të cilat u përball. Tre akuzat për të cilat u gjet fajtor, për sulmin ndaj një aktore dhe modele italiane, i dhanë një goditje të rëndë manjatit të dikurshëm të filmit dhe risollën edhe një herë në vëmendje lëvizjen “#MeToo”.

“Harvey Weinstein mori një dënim të përjetshëm. Ai duhet të kryejë dënimin e mbetur prej 23 vjetësh në Nju Jork. Dhe veç tij pritet të dënohet me 18 deri në 24 vjet në Kaliforni” thotë ekspertja juridike në Los Anxhelos, Rachel Fiset.

Weinstein, 70 vjeç, i cili ka dy vjet që po kryen dënimin prej 23 vjetësh burg për përdhunim dhe sulm seksual në Nju Jork, të cilin e ka apeluar, mund të dënohet deri në 24 vjet burg në Kaliforni kur gjykatësi të shqiptojë masën e dënimit.

Ai u shpall fajtor për përdhunim dhe ngacmime të tjera seksuale ndaj një gruaje, e cila tha se ai u fut i paftuar në dhomën e saj të hotelit, gjatë një festivali filmi në Los Angeles në vitin 2013.

Weinstein nuk e gjet fajtor, nga akuzat e ngritura nga një terapiste masazhi që e trajtoi atë në një hotel në vitin 2010.

Juria nuk ishte në gjendje të merrte një vendim për akuzat që përfshinin dy akuzuese të tjera, veçanërisht akuzat për përdhunim dhe sulm seksual ndaj Jennifer Siebel Newsom, regjisore dokumentarësh dhe gruaja e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom.

Historitë e grave u bënë jehonë pretendimeve të dhjetëra të tjerave që janë shfaqur që kur Weinstein u bë epiqendra e lëvizjes #MeToo duke filluar me raportimin në gazetën New York Times në vitin 2017. Një film për këtë ngjarje, me titullin "She Said", filloi të shfaqej në kinema gjatë kohës që po zhvillohej procesi gjyqësor dhe anëtarët e jurisë u paralajmëruan vazhdimisht që të mos e shihnin filmin.

Ishte mbrojtja megjithatë ajo që e rihapi çështjen e lëvizjes #MeToo gjatë gjyqit, duke theksuar se asnjë nga katër gratë nuk shkoi te autoritetet derisa lëvizja e vuri Weinsteinin në shënjestër.

Avokatët mbrojtës thanë se dy nga gratë – përfshirë atë për të cilën ai u shpall fajtor për përdhunim – kishin gënjyer plotësisht për takimet e tyre me Weinsteinin. Ata thanë se dy të tjerat kishin kryer marrëdhënie seksuale "100% konsensuale" që i riformuluan ndryshe më vonë.

“Mendoj se Harvey Weinstein është një pasqyrë e mirë e lëvizjes #MeToo, mendoj se rasti mbështet lëvizjen MeToo. Do të thosha se avokatët e tij mbrojtës e shqyrtuan çështjen si të ishte 50 vjet prapa, duke thënë se gratë e dinin saktësisht se çfarë po bënin, po kryenin seks si transaksione që të ecnin në karrierë. Dhe kjo sigurisht që nuk e bën atë kriminel. Pra, mendoj se në gjyq këtu ishte lëvizja ‘MeToo’. Dhe ndoshta prandaj juria nuk arriti dot në një vendim”, tha ekspertja ligjore.

Dënimi i fundit i Weinsteinit u jep një fitore viktimave të sulmeve seksuale nga burra të famshëm, pas disa humbjeve ligjore, siç ishin heqja e dënimit të Bill Cosby-t vitin e kaluar, ose gjyqi nën akuza përdhunimi ndaj aktorit të shfaqjes "That '70s Show", Danny Masterson, i cili u zhvillua në të njejtn kohë dhe në të njejtin korridior si ai i Weinsteinit, por përfundoi pa vendim nga juria. Edhe aktori i njohur Kevin Spacey gjithashtu doli i pafajshëm në gjyqin nën akuzat për sulm seksual në Nju Jork muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG