Lidhje

Kinë, reagime të ndryshme mbi lehtësimin e kufizimeve për Covid-19


COVID-19 outbreak in Beijing
COVID-19 outbreak in Beijing

Të hënën, në orët e para të mëngjesit në Pekin kishte shumë lëvizje të njerëzve, ndërsa qyteti vazhdon të dalë nga masat e forta kufizuese për frenimin e Covid-19, megjithë një valë të re infeksionesh. Kina njoftoi dje se do të heqë masën e vetizolimit për ata që vijnë nga jashtë, duke lehtësuar më tej kufizimet lidhur me Covid-19. Por banorët e Pekinit kanë mendime të ndryshme lidhur me lehtësimin e këtyre masave.

Kinë, reagime të ndryshme mbi lehtësimin e kufizimeve për Covid-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:29 0:00

Heqja e masës së vetizolimit për udhëtarët që vijnë nga jashtë vendit është një hap i madh drejt rihapjes dhe rifillimit të plotë të udhëtimeve me pjesën tjetër të botës.

Banorët e kryeqytetit të vendit e pritën me reagime të ndryshme vendimin për lehtësimin e kufizimeve dhe menaxhimin e vazhdueshëm të rritjes së infeksioneve.

“Në fillim të pandemisë, shkalla e vdekjeve ishte vërtet e lartë, por tani shkalla e vdekjeve ka rënë. Prandaj, vendimi i qeverisë për të lehtësuar masat e menaxhimit të sëmundjes është i bazuar në shkencë”, thotë Wu Yan, një punonjës 35-vjeçar i kompanisë së sigurimeve.

Edhe 40 vjeçarja Yue Hongju, menaxhere supermarketi, mbështet vendimin e qeverisë.

“Mendoj se kjo është e rëndësishme për shëndetin mendor. Nuk kemi nevojë të shqetësohemi kaq shumë për këtë tani”, thotë ajo.

Lu Haoming, një arkitekt nga provinca fqinje Hebei, tha se vendi duhej të rihapej për udhëtarët nga jashtë sepse ekonomia e Kinës nuk mund të rimëkëmbet pa një hapje me pjesën tjetër të botës.

“Kjo është rimëkëmbje e vërtetë e ekonomisë. Ne kemi nevojë për import dhe eksport. Ndonëse ne bëmë një punë të mirë në menaxhimin e pandemisë këtë vit, ekonomia u dëmtua”, thotë ai.

Kina hoqi papritur një pjesë të madhe të masave kufizuese për frenimin e pandemisë në fillim të këtij muaji, duke shkaktuar një valë të re infeksionesh me Covid-19 që ka çuar në mbipopullimin e spitaleve dhe rritjen e numrit të vdekjeve.

Vendimi për heqjen e këtyre masave pasoi protestat e rralla publike kundër masave kufizuese në Kinë, të cilat kanë ngadalësuar ekonominë, duke lënë shumë njerëz pa punë dhe duke shkaktuar mbylljen e shumë restoranteve dhe dyqaneve.

Shfaqja e variantit shumë ngjitës Omicron në fund të vitit 2021 e bëri strategjinë “zero Covid” gjithnjë e më të paqëndrueshme, duke shkaktuar bllokime dhe mbyllje gjithnjë e më të gjera që penguan rritjen ekonomike dhe dëmtuan banorët.

“Spitalet janë plot me njerëz dhe dhomat e urgjencës janë plot me pacientë që nuk po marrin kujdesin e duhur. Kështu që ky është një problem. Qeveria duhet të kishte bërë një punë më të mirë", thotë arkitekti Lu Haoming.

Duke filluar nga 8 janari, Kina do të lehtësojë më tej masat kufizuese, duke hequr klasifikimin e Covid-19 si një sëmundje infektive për të cilën masa e vetizolimit është e nevojshme në pikat kufitare.

XS
SM
MD
LG