Lidhje

Protesta në Jeruzalem kundër planeve për të reformuar gjyqësorin


FILE - Israeli lawmaker Aryeh Deri visits with a colleague during a vote on Levin as Speaker of the Knesset, Israel's parliament, in Jerusalem, Dec. 13, 2022.
FILE - Israeli lawmaker Aryeh Deri visits with a colleague during a vote on Levin as Speaker of the Knesset, Israel's parliament, in Jerusalem, Dec. 13, 2022.

Në Jeruzalem u zhvilluan protesta kundër emërimit të një zyrtari me të kaluar kriminale, në postin e ministrit të ri të shëndetësisë. Aryeh Deri, drejtues i lëvizjes Shas në Izrael është dënuar më parë për evazion fiskal. Ndërkohë qeveria e kryeministrit Netanyahu parashtroi një plan për reformimin e sistemit të drejtësisë, që synon të dobësojë kompetencat e gjyqësorit.

Qindra izraelitë bllokuan rrugën kryesore pranë Gjykatës së Lartë në Jerusalem të enjten duke protestuar kundër emërimit të politikanit Aryeh Deri në postin e ministrit të shëndetësisë.

Aryeh Deri u shpall fajtor për mashtrim tatimor vitin e kaluar dhe më parë ka vuajtur dënim me burg për marrje ryshfeti.

"Po protestojmë kundër korrupsionit të qeverisë izraelite. Ne nuk pajtohemi që një kriminel të emërohet ministër vetëm pasi ai nënshkroi një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Ai supozohej të mos shërbente në asnjë post publik dhe ende është aty. Ne po luftojmë gjithashtu kundër të gjitha ligjeve të reja që do të miratohen dhe në fakt minojnë gjithë demokracinë që gëzojmë sot dhe dobësojnë Gjykatën e Lartë", thotë Amir Schnabel, protestues nga Tel Avivi.

Një ditë më parë, ministri i drejtësisë në qeverinë Netanyahu parashtroi planet për reformimin e sistemit gjyqësor që synon të dobësojë Gjykatën e Lartë duke i dhënë parlamentit më shumë pushtet për të rrëzuar vendimet e gjyqësorit.

Ministri i Drejtësisë Yariv Levin prezantoi një sërë ndryshimesh gjithëpërfshirëse që synojnë kufizimin e kompetencave të gjyqësorit, duke përfshirë lejimin e ligjvënësve për të miratuar ligje që Gjykata e Lartë i ka rrëzuar ose i ka konsideruar jokushtetuese.

Kritikët thonë se plani i shpallur të mërkurën do të minojë demokracinë e Izraelit duke i dhënë pushtet absolut koalicionit më të djathtë në historinë e vendit.

"Demokracia izraelite është në rrezik për shkak të mënyrës me të cilën qeveria po vendos tani politikat e saj në lidhje me të drejtat e njeriut, në lidhje me degën e gjyqësorit. Në fakt, qeveria izraelite deklaroi dje se do të shfuqizojë pjesën më të madhe të strukturës së drejtësisë dhe në këtë mënyrë do të kemi një tirani”, thotë një nga protestuesit.

Ministri Levin parashtroi një ligj që do të fuqizonte parlamentin me 120 vende, të anulonte vendimet e Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë prej 61 votash.

Kryeminisgtri Netanyahu, i cili është në gjyq nën akuza për korrupsion, të cilat ai i mohon, tha të mërkurën se reformat do të "mbronin ekuilibrin e duhur midis tre degëve të qeverisë".

XS
SM
MD
LG