Lidhje

Putini feston Krishtlindjet i vetëm në një katedrale të Kremlinit


Russian President Vladimir Putin speaks with head of the Russia's Karachay-Cherkessia Republic during their meeting in Moscow on January 5, 2023.

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë të shtunën në një shërbesë të Krishtlindjeve të Kishës Ortodokse i vetëm, brenda një katedraleje të Kremlinit në vend që të bashkohej me besimtarët e tjerë në një festë publike.


Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se ishte hera e parë në vite që Putini kishte shënuar Krishtlindjet në Moskë dhe jo në rajonin përreth kryeqytetit.


Televizioni shtetëror tregoi dy pasazhe të drejtpërdrejta brenda Katedrales ndërsa priftërinjtë ortodoksë kryen shërbesat e mesnatës, të njohur si Liturgjia Hyjnore.
Shumë të krishterë ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 6-7 janar.


Putini, i cili festoi Pashkët vitin e kaluar në katedrale me mijëra pjestarë të tjerë, kremtoi vetëm Krishtlindjet vitin e kaluar në rezidencën e tij zyrtare në Novo-Ogaryovo pranë Moskës. Në vitin 2021, ai mori pjesë në një Liturgji Hyjnore publike në Novgorod.


Kisha Ortodokse Ruse mbështet luftën në Ukrainë. Patriarku Kirill i Moskës të enjten u bëri thirrje të dyja palëve që të respektojnë një armëpushim 36-orësh që kishte shpallur Putini me rastin e Krishtlindjeve.


Në një shërbesë për të shënuar Liturgjinë Hyjnore, patriarku Kirill të premten kritikoi Ukrainën për goditjen e një dege të kishës ortodokse me lidhje të gjata me Moskën.

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës ka bastisur godinën në pronësi të kishës dhe muajin e kaluar akuzoi një klerik të lartë për përfshirje në aktivitete kundër Ukrainës e që mbështesin politikat ruse.
"Le të lutemi për vëllezërit dhe motrat tona dhe le të besojmë se një ditë këto tundime djallëzore do të pakësohen," tha patriarku Kirill, duke vënë në lojë ato që ai i quajti "përpjekjet patetike" të Kievit për të shkatërruar kishën në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG