Lidhje

Republikanët përballë agjendës ambicioze në legjislaturën e 118 të Kongresit


 Republikanët përballë agjendës ambicioze në legjislaturën e 118 të Kongresit.mp4
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Republikanët përballë agjendës ambicioze në legjislaturën e 118 të Kongresit.mp4

Pas një beteje të gjatë deri në zgjedhjen në krye të Dhomës së Përfaqësuesve të Kevin McCarthy-t, republikanët po përqëndrohen tek përparësitë e tyre në legjislaturën e 118 të Kongresit Amerikan. Korrespodentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Katherine Gypson sjell një përmbledhje të debateve të pritshme, për çështje nga siguria kufitare, tek rritja e tavanit të borxhit e deri tek hetimet për administratën e Presidentit Biden.

Udhëheqësi republikan Kevin McCarthy ia doli pas një beteje të gjatë 4-ditore të merrte detyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, duke theksuar arritjet e republikaneve në javën e parë të punës.

“Qeveria duhet të ndihmojë njerëzit, të mbrojë ata që nuk kanë lindur ende. Ne sapo siguruam mbrojtje për Rezervën Strategjike të Naftës dhe tanimë presidenti nuk mund t’i prekë rezervat sa herë të dojë dhe as nuk mund t’ia shesë naftën tonë Kinës. Ne ua kthyem Dhomën e Përfaqësuesve njerëzve”.

Megjithatë, analistët thonë se konservatorët e vijës së ashpër që kundërshtuan zgjedhjen e zotit McCarthy do të vazhdojnë të jenë problem për të.

“Pozitat e tij janë dobësuar. Problemi i tij më i madh është se diferenca është shumë e ngushtë, vetëm 5 vende”, thotë Michele Swers, Universiteti Georgetown

Shumë republikanë kundërshtojnë ngritjen e tavanit të borxhit, një qëndrim që mund të ketë pasoja në rang botëror nëse qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk do të arrijë të respektojë detyrimet e saj financiare.

"Populli amerikan zgjodhi republikanët për të vënë nën kontroll shpenzimet qeveritare”, thotë ligjvënësi Tom Cole.

Ndërsa inflacioni në Shtetet e Bashkara vijon të jetë i lartë, demokratët kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shkurtimin e shpezimeve qeveritare.

“Shkurtimi i shpenzimeve do të dëmtonte familjet, banorët në Shtetet e Bashkuara që po përballen, me inflacionin dhe rritjen e kostos së jetesës”, thotë ligjvënësja demokrate Rosa DeLauro.

Nga ana tjetër republikanët kanë ngritur një sërë komisionesh hetimore.

“Ne do të merremi me Partinë Komuniste Kineze përmes komisionit të posaçëm për Kinën. Ne do të votojmë për të mbrojtur çdo të drejtë kushtetuese të çdo amerikani, përmes një komisioni të posaçëm për të mos lejuar ndërhyrjet e qeverisë amerikane në jetët e tyre”, thotë ligjvënësja republikane Elise Stefanik.

Objekt i hetimeve të republikanëve pritet të jetë edhe Presidenti Joe Biden dhe familja e tij, përfshirë shqetësimet për transfertat e tyre financiare, pavarësisht kundërshtimeve që kanë shprehur demokratët.

“Në vend që të tentojnë të gjejnë rrugët e bashkëpunimit, kolegët e mi nga pala tjeter vazhdojnë të anojnë nga agjenda ekstreme republikane që duket se është përqëndruar tek hetimi i familjes së presidentit dhe jo tek ajo çfarë mund të sjellë ndryshimin në jetën e përditshme të amerikanëve”, thotë ligjvënësi Hakeem Jeffries, udhëheqës i demokratëvë në Dhomën e Përfaqësuesve


Pjesë e hetimeve do jetë edhe politika e administratës së Presidentit Biden për emigracionin dhe ndihma prej disa miliardë dollarësh e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.

“Nëse më pyesni për objektivat e mia kryesore, ju e dini, është siguria kufitare”, thotë ligjvënësi Mark Green

“Vetë republikanët janë të ndarë, por zoti McCarthy ka dhënë sinjale se ai mund të mbështesë elementët që janë në favor të shkurtimeve buxhetore ”, Michele Swers me Universitetin Georgetown.

Por çdo ligj që miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve duhet të miratohet në Senat, ku shumicën e kanë demokratët.

XS
SM
MD
LG