Lidhje

Vdes në moshën 95 vjeçare Gina Lollobrigida


Aktorja italiane Gina Lollobrigida, që përfaqësoi bukurinë mesdhetare pas Luftës së Dytë Botërore, vdiq në moshën 95-vjeçare, tha ish-avokatja e saj të hënën.

Pas një edukimi modest, Lollobrigida interpretoi me yjet e Hollivudit si Humphrey Bogart, Rock Hudson, Burt Lancaster, Tony Curtis dhe Frank Sinatra, duke u bërë një nga ikonat më të njohura të kinemasë të viteve 1950 dhe 60.

" Lollo", siç njihet me dashuri në Itali, vdiq në një klinikë në Romë, tha avokatja Giulia Citani.

Lollobrigida u bë fotografe dhe skulptore pasi u largua nga bota e filmit.

Shtatorin e kaluar, ajo nuk arriti të fitonte një vend në parlamentin italian për një parti politike të majtë në zgjedhjet kombëtare.

XS
SM
MD
LG