Lidhje

Sarandë, shpërthimi me tritol rrafshon hotelin


Sarandë, hoteli i shkatërruar
Sarandë, hoteli i shkatërruar

Një sasi e madhe lënde plasëse, që dyshohet tritol, ka rrafshuar një hotel dykatësh në qytetin e Sarandës rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës duke shkaktuar dëme materiale edhe në godinat rreth objektit.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi ishte shumë i fortë dhe shkaktoi panik të madh tek banorët, disa prej të cilëve dolën në rrugë nga frika e një tërmeti.

Sarandë, dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me tritol
Sarandë, dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me tritol

Sipas vlerësimeve paraparke fasadat prej xhami të rreth 20 bizneseve dhe dyer e dritare të disa objekteve të banimit afër hotelit janë dëmtuar nga shpërthimi.

Sipas policisë së Sarandës hoteli që është rrafshuar funksionte vetëm gjatë verës dhe ishte ndërtuar që prej vitit 1996 në shëtitoren kryesore të qytetit. Ai shte në pronësi të dy shtetasve, Spiro Cabiri dhe Dhimitër Evangjeliu.

Nga të dhënat paraprake policore rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli.

Prokuroria e Sarandës ngriti një grup të posaçëm hetimor për motivet e shpërthimit ku pista kryesore ku po hetohet është ajo e konflikteve të pronësisë.

XS
SM
MD
LG