Lidhje

Reagime në Kosovë mbi takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel

Në Kosovë opozita reagoi me qëndrime të ndara ndaj pajtimit arritur mbrëmë në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, për planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës thanë se me këtë pajtim Kosova humbi njohjen nga Serbia dhe fitoi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e vlerësoi pajtimin e mbrëmshëm si një të arritur të madhe që rikthen normalitetin politik dhe sigurinë në vend.

Reagime në Kosovë mbi takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:15 0:00

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha në një postim në rrjetet sociale se 27 shkurti shënon një mundësi të humbur për Kosovën që të përmbyllë përgjithmonë konfliktin e ngrirë me Serbinë. Ai akuzoi kryeministrin Kurti se ka degraduar siç tha në formë të pakthyeshme procesin e dialogut në Bruksel.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se marrëveshja për të cilën u pajtuan palët të hënën, përmban gjithçka përveç njohjes së ndërsjellë dhe ky sipas tij ishte qëllimi i Serbisë.

Zoti Abdixhiku tha se menaxhimi tërësisht i gabuar, sipas tij, i procesit të dialogut nga kryeministri Kurti përgjatë dy viteve të fundit, “ka zhvendosur procesin nga një marrëveshje përfundimtare e ligjërisht të obligueshme në një marrëveshje bazë, pa njohje në të dhe me vazhdimësi dialoguese për vitet e ardhshme”.

Por, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës. Ai tha se beson që në fazën vijuese e bisedimeve do të gjinden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej siç tha edhe kapitulli i njohjes 'de jure' midis Kosovës dhe Serbisë.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë po përballen me kritika në vendet e tyre për shkak të qëndrimit ndaj propozimit evropian, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por përfshinë përkushtimin e palëve për të mos penguar njëra tjetrën në proceset integruese. Një pjesë e opozitës në Serbi pohon se propozimi nënkupton njohje të Kosovës duke e akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç për dështim në proces, ndërsa në Kosovë kritikët thonë se propozimi paraqet krijim të një status quoje të re.

This item is part of
XS
SM
MD
LG