Lidhje

Protesta në Selanik dhe Athinë, të nxitura nga aksidenti i rëndë i trenave


GREECE-TRAINS/CRASH-PROTESTS

Protestuesit marshuan nëpër rrugët e Selanikut të enjten për të shprehur zemërimin për përplasjen e dy trenave që shkaktoi vdekjen e 57 njerëzve, aksidenti më i rëndë hekurudhor në Greqi.

Në një video të postuar në mediat sociale shihen protestuesit duke brohoritur dhe duke mbajtur pankarta ndërsa marshonin nëpër rrugët e ngarkuara të qytetit port grek.

Protesta në Greqi
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:39 0:00

Rreth dy mijë njerëz protestuan edhe në kryeqytetin e vendit, Athinë, ku disa nga protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin "jetët tona janë të rëndësishme".

Protestuesit shprehën zemërimin e tyre kryesisht ndaj autoriteteve dhe dhe kompanive hekurudhore. Të mërkurën në mbrëmje, protestuesit hodhën gurë në zyrat e kompanisë së trenave në Athinë.

Qeveria tha se ndante pikëllimin e njerëzve dhe premtoi të kryente një hetim të plotë për të rregulluar problemet në sistemin e vjetëruar hekurudhor të vendit.

XS
SM
MD
LG