Lidhje

Disa të vrarë nga të shtënat në Hamburg

Shooting in Hamburg
Shooting in Hamburg

Në një sulm me armë brenda një ndërtese, të përdorur nga grupi fetar Dëshmitarët e Jehovait, në qytetin verior gjerman të Hamburgut të enjten në mbrëmje u vranë disa njerëz, tha policia.

Sulmi ndodhi në lagjen Gross Borstel, disa kilometra në veri të qendrës së qytetit të dytë më të madh të Gjermanisë.

"Ne e dimë se disa njerëz kanë vdekur këtu. Disa të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital", tha zëdhënësi i policisë, Holger Vehren.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se kishte parë ekipet e shpëtimit duke nxjerrë njerëz nga një ndërtesë e përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait.

Shooting in the northern German city of Hamburg, Germany, March 9, 2023.
Shooting in the northern German city of Hamburg, Germany, March 9, 2023.

Policia tha se u njoftua për sulmin rreth orës 21:15 dhe shkoi me shpejtësi në vendngjarje. Policia tha se pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, u dëgjuan të shtëna me armë nga një kat i sipërm i ndërtesës.

Zëdhënësi i policisë, Holger Vehren tha se nuk kishte të dhëna të menjëhershme se një sulmues ishte në arrati dhe se duket se autori ose autorët ishin ose në ndërtesë ose në mesin e të vrarëve. Autoritetet thanë se ende nuk kanë informacion për një motiv të mundshëm.

Kryetari i Bashkisë së Hamburgut, Peter Tschentscher përmes një postimi në Twitter tha se lajmi për të shtënat ishte tronditës dhe shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave.

Dëshmitarët e Jehovait janë pjesë e një kishe ndërkombëtare, e themeluar në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 19-të, me seli në Vrarvik të Nju Jorkut. Ajo pretendon se ka rreth 8.7 milionë anëtarë në kishat e saj në mbarë botën, përfshirë rreth 170 mijë anëtarë në Gjermani.

Anëtarët janë të njohur për përpjekjet e tyre ungjillore që përfshijnë trokitje në dyer të shtëpive dhe shpërndarje të literaturës së tyre fetare në sheshet publike. Praktikat e veçanta të këtij grupi fetar përfshijnë qëndrimet kundër armëmbajtjes, transfuzionit të gjakut, betimit para një flamuri kombëtar dhe pjesëmarrjes në një qeveri laike.

This item is part of
XS
SM
MD
LG