Lidhje

Prokurori i Manhatanit: Trump krijoi pritshmëri të rreme për arrestimin e tij


Manhattan District Attorney Alvin Bragg speaks during a press conference at the Manhattan District Attorney's office, in New York City, Sept. 8, 2022.
Manhattan District Attorney Alvin Bragg speaks during a press conference at the Manhattan District Attorney's office, in New York City, Sept. 8, 2022.

Zyra e Prokurorit në Manhatan tha të enjten se Donald Trump krijoi një pritshmëri të rreme për arrestimin e tij dhe bëri që republikanët në Kongres të ndërhyjnë në hetimin ndaj ish-presidentit.

"Letra juaj ... është një kërkesë e paprecedentë për informacion mbi një rast penal që është nën shqyrtim. Letra erdhi vetëm pasi Donald Trump krijoi një pritshmëri të rreme se ai do të arrestohej të nesërmen dhe avokatët e tij raportohet se ju kërkuan që të ndërhyni", thuhet në letrën e zyrës së Prokurorit të Qarkut në Manhatan, Alvin Bragg drejtuar tre ligjvënësve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Një juri e madhe e mbledhur nga prokurori Bragg në janar filloi të dëgjonte provat për rolin e zotit Trump në një pagesë për aktoren e filmave pornografik, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes, disa ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, në të cilat ai doli fitues

Daniels, një aktore dhe regjisore e filmave pronografik, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, ka thënë se i ka marrë paratë në këmbim të heshtjes për një aferë seksuale që kishte me zotin Trump në vitin 2006.

Ish-Presidenti Trump ka deklaruar se është i pafajshëm dhe thotë se hetimi ishte i motivuar politikisht.

Letra nga zyra e prokurorit Bragg thoshte se kryetarët e tre komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve kishin kërkuar informacion jo-publik në lidhje me një hetim penal në zhvillim e sipër, i cili është konfidencial sipas ligjit të shtetit.

"Kërkesat e shtruara në letrën e ligjvënësve republikanë janë një ndërhyrje e paligjshme ndaj sovranitetit të Nju Jorkut", i shkroi këshilltarja e përgjithshme e prokurorit të qarkut të Manhatanit, Leslie Dubeck, kryetarit të Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan, kryetarit të Komisionit për Mbikqyrje, James Comer dhe kryetarit të Komisionit të Administrimit, Bryan Steil.

XS
SM
MD
LG