Lidhje

Burkina Faso, mbi dyzet të vdekur në dy sulme


Në Burkina Faso sulmues të panjohur vranë 44 individë në dy sulme të enjten, njoftuan autoritetet. Sulmet ndodhën në fshatrat Kourakou dhe Tondobi në rajonin Sahel të shtetit të Afrikës Perëndimore, një zonë e kontrolluar nga grupet islamike të lidhura me grupet terroriste al Qeda dhe Shtetin Islamik, që kanë kryer sulme të vazhdueshme për vite me rradhë.

Ende nuk është e qartë se kush fshihet pas sulmeve të së enjtes. Të shtunën, autoritetet fajësuan “grupet e armatosura terroriste”.

Më shumë se 2 milionë njerëz janë zhvendosur dhe mijëra janë vrarë nga dhuna në Burkina Faso, një nga vendet më të varfra në botë. Trazirat shkaktuan dy grushte shteti vitin e kaluar nga ushtria, e cila është zotuar të rimarrë kontrollin e vendit, por nuk ka arritur të frenojë gjakderdhjen.

Trazirat në rajon filluan në vitin 2012 në Mali, kur islamistët shuan kryengritjen e rebelëve të njohur si Tuareg. Që nga ajo kohë, dhuna është përhapur në vendet fqinje Burkina Faso dhe Nigeri, duke kërcënuar destabilizimin e vendeve bregdetare që shtrihen në rajon.

XS
SM
MD
LG