Lidhje

Rezerva Federale miraton blerjen nga banka UBS të filialeve amerikane të bankës Credit Suisse


Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale njoftoi të premten se ka mirauar blerjen nga banka zviceriane UBS të filialeve amerikane të bankës “Credit Suisse”, duke tejkaluar një tjetër pengesë të madhe në miratimin e marrëveshjes financiare të ndërmjetësuar nga qeveria e Zvicrës.

Pas vite skandalesh dhe humbjesh, banka 167 vjeçare “Credit Suisse” u gjend në prag të kolapsit përpara se banka rivale UBS vëndosi ta shpëtonte nga falimentimi, duke e blerë atë, një manovër e miratuar dhe financuar nga autoritetet zvicerane. Gjigandi UBS u pajtua të blinte bankën Credit Suisse për 3.3 miliardë dollarë, një fraksion i vogël i vlerës së saj në treg para kolapsit.

Autoritetet zvicerane dhe banka UBS po përpiqen t’i japin fund sa më shpejt procesit të blerjes, me synimin për të ruajtur klientët e bankës Credit Suisse dhe punonjësit e saj, thuhet në një njoftim të mëparshëm nga agjencia e lajmeve Reuters.

Banka UBS siguroi në fillim të muajit një miratim të përkoshëm nga rregullatorët antitrust të Bashkimit Evropian por ende ka nevojë për marrjen e miratimit në bazë të rregullave të BE-së për blerjen. Banka e Anglisë thuhet se ka dhënë pëlqim për blerjen, për sa u përket filialeve në Britani.

XS
SM
MD
LG