Lidhje

Autoritetet: 4 të vrarë e disa të plagosur në Alabama


Katër persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri një natë më parë në qytetin Dadeville, tha Agjencia e Zbatimit të Ligjit në Alabama. Deri në publikimin e lajmit nuk ka të dhëna se çfarë i nxiti të shtënat me armë dhe nëse një i dyshuar është ndaluar nga organet e rendit.

Pastori Ben Hayes, i cili shërben si kapelan në policinë e qytetit dhe për ekipin lokal të futbollit të shkollës së mesme, tha se shumica e viktimave janë adoleshentë sepse të shtënat ndodhën në një festë datëlindjeje për një 16-vjeçare. Ai tha se ngjarja ka tronditur qytetin e vogël, ku krimet e rënda janë të rralla.

“Një nga të rinjtë e vrarë ishte ndër sportistët tanë më të mirë dhe një djalë i shkëlqyer. I njihja shumë nga studentët. Dadeville është një qytet i vogël dhe do të ndikojë tek të gjithë në zonë”, tha zoti Hayes.

Qyteti Dadeville, me një popullsi prej rreth 3,200 banorësh, ndodhet në pjesën lidore të shtetit Alabama.

XS
SM
MD
LG