Lidhje

Serbia në zi një ditë pas të shtënave në shkollë 


Serbia është në zi për viktimat e sulmit me armë zjarri të së mërkurës në një shkollë fillore në Beograd. Hyrja e shkollës ku ndodhi sulmi ishte e mbushur me lule dhe lodra dhe turma njerëzish ndezën qirinj për të nderuar nëntë viktimat. Një mësuese dhe gjashtë nxënës u plagosën dhe dy prej tyre njoftohet se janë ende në gjendje kritike. Autori i sulmit i dyshuar, një djalë 13-vjeçar, u dorëzua pas sulmit, për të cilin policia tha se ishte i planifikuar paraprakisht. Autoritetet thanë se ende nuk e dinë motivin për sulmin.

Serbia në zi një ditë pas të shtënave në shkollë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:04 0:00

Banorët e Beogradit janë të tronditur nga sulmi i djeshëm një ditë pasi një 13-vjeçar hapi zjarr në shkollën e tij në kryeqytetin serb, duke vrarë tetë nxënës dhe një roje përpara se të thërriste vetë policinë dhe të arrestohej.

Policia e identifikoi autorin me emrin Kosta Kecmanoviç.

Banorët e kryeqytetit serb u mblodhën të enjten për të bërë nderimet e tyre jashtë shkollës.

“Kjo është një tragjedi për të gjithë kombin, nuk është një tragjedi vetëm për familjet. Kjo është disfatë e gjithë shoqërisë sonë”, thotë Jasmina Sikiç, banore e Beogradit.

“Sinqerisht, nuk jam i befasuar. Për mendimin tim, ishte vetëm çështje kohe që diçka e tillë do të ndodhte, duke pasur parasysh atë që po ndodh në botë dhe këtu. Nuk jam aspak i befasuar”, thotë Jovan Lazoviç, banor i kryeqytetit serb.

Njoftimi i policisë thotë se djali ka përdorur dy pistoleta që i përkisnin babait të tij, duke qëlluar rojen dhe tre vajza në korridor dhe më pas mësuesin dhe nxënësit në orën e historisë.

Në mesin e viktimave është edhe një vajzë me nënshtetësi franceze, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme franceze Anne-Claire Lezhandre.

Sulmet e tilla në Serbi janë të rralla, duke bërë që qeveria të shpallë kufizime më të ashpra për zotërimin e armëve.

“Jam shumë e tronditur për shkak të asaj që ndodhi. Jam nënë e 2 fëmijëve të mitur. Është e pabesueshme që atë që shohim në filmat amerikanë, po ndodh këtu”, thotë Tamara Jokanoviç, banore e Beogradit.

“Ne jemi amerikanë. Ne erdhëm këtu para katër vjetësh për t'u larguar nga sulme të tilla. Ne ecim me djemtë e mi çdo ditë pranë kësaj shkolle. Këtu ndihem i sigurt. Ju nuk shihni ngjarje të tilla këtu dhe tani kur e shohim që ndodhi, nuk e di, është e tepërt”, thotë Anthony Harald, banor i Beogradit.

Autori i sulmit e kishte planifikuar sulmin prej një muaji, duke skicuar klasat dhe duke shkruar një listë të fëmijëve që planifikonte t'i ‘likuidonte’, sipas zyrtarit të lartë të policisë Veselin Miliç.

Autoritetet thanë se nuk e dinë ende motivin.

Ai nuk mund të përballet me akuza penale sepse është nën 14 vjeç, tha zyra e prokurorit të Beogradit.

Shërbimet sociale do të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me të.

XS
SM
MD
LG