Lidhje

Disa senatorë amerikanë të shqetësuar për bashkimin e turneve të golfit


Në Shtetet e Bashkuara tani funksionojnë dy turne golfi, PGA dhe LIV Golf që filloi zyrtarisht në vitin 2022, me përkrahjen e Arabisë Saudite. Të dy turnetë janë përballur nëpër gjykata me akuza e kundër-akuza për mënyrën se si ndikojnë tek garat e golfit. Mirëpo, javën e kaluar, në një vendim që habiti shumë njerëz që kanë ndjekur me vëmendje këto zhvillime, të dy grupet njoftuan se do të bashkohen në një turne. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës. Laurel Bowman, disa senatorë amerikanë janë alarmuar nga njoftimi.

Disa senatorë amerikanë të shqetësuar për bashkimin e turneve të golfit
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

Vendimi për bashkimin e mundshëm të turneve të golfit në SHBA u prezantua si një fitore e madhe javën e kaluar nga drejtuesit e të dy garave.

“Ky është një vendim që mendoj se është në interesin më të mirë të të gjithë anëtarëve të turneut PGA, pasi na jep kontroll, na mundëson partneritetin me Fondin e Investimeve Publike të mbështetur nga Arabia Saudite në një mënyrë konstruktive dhe frutdhënëse…”, thotë komisioneri i turneut PGA, Jay Monahan.

Disa lojtarë të golfit ishin të matur kur u shprehën të lumtur për lajmin.

“Do të jetë mirë për golfin profesionist. Unë mendoj se ajo e siguron … e unifikon atë dhe siguron të ardhmen e saj financiare”, thotë lojtari profesional i golfit, Rory Mcllroy.

Në Kongres, megjithatë, ka disa shqetësime për bashkimin e propozuar të turneve.

Senatorët amerikanë Elizabeth Warren dhe Ron Wyden i kanë kërkuar Departamentit të Drejtësisë që të hapë një hetim kundër monopoleve. Mediat raportojnë se ky hetim tanimë është duke u zhvilluar.

Senatori Richard Blumenthal njoftoi se një nënkomision që ai kryeson do të kryente një hetim mbi marrëveshjen dhe rreziqet e paraqitura “nga një entitet qeveritar i huaj që merr kontrollin mbi një institucion amerikan”.

Turneu i ri mbështetet nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Kritikët thonë se bashkimi mund të shfrytëzohet nga Arabia Saudite për të përmirësuar reputacionin e saj, veçanërisht në lidhje me kritikat për të drejtat e njeriut.

“Unë nuk i pranoj shkeljet e të drejtave të njeriut. Sigurisht që jam i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur me gazetarin Jamal Khashoggi dhe mendoj se është e tmerrshme”, thotë lojtari profesionist Phil Mickelson, i cili shkoi të luante për turneun e mbështetur nga Arabia Saudite.

Para marrëveshjes për bashkimin e turneve, PGA kishte pezulluar lojtarët profesionistë, duke përfshirë edhe zotin Mickelson, i cili ishte joshur nga turneu i mbështetur nga Arabia Saudite me shuma të mëdha parash.

XS
SM
MD
LG