Lidhje

Nxitet bashkëpunimi mes të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova


Të rinjtë Gjirokastër
Të rinjtë Gjirokastër

Organizata “Trashëgimi Kulturore pa Kufij” po mbështet prej shumë vitesh në Ballkanin Perëndimor angazhimin e të rinjve në ruajtjen e traditës. Në Gjirokastër të rinj të talentuar nga Shqipëria dhe Kosova kanë punuar së bashku për të rikrijuar traditën në veshjet moderne. Të rinjtë shpehen se të dy vendet duhet të nxisin dhe të mbështesin aktivitetin krijues të tyre.

Nxitet bashkëpunimi mes të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:29 0:00

Në një atelie të vogël në Pazarin historik të Gjirokastërs të rinj nga Shqipëria dhe Kosova po punojnë së bashku për të rikrijuar veshje moderne bazuar në etnografinë dhe monumentet e zonës.

Prej shumë vitesh organizata “Trashëgimi Kulturore pa Kufij” po punon në vendet e Ballkanit Perëndimor për nxitjen dhe mbështetjen e të rinjve për të ruajtur vlerat më të mira të traditës.

Kuratorja e këtij aktiviteti Esmeralda Marku pedaoge pranë Universitetit Polis flet mbi punë e të rinjve:

“Fokusi i kësaj puëntorie është që ne të sjellim veshje moderne të përdorshme në ditët e sotme, por të bazuara në forma të vjetra të veshjes qoftë e veshjes tradicionale, por qoftë e sjelljes së elementëve arkitektonikë në veshje", thotë ajo.

Bashkëveprimi ndërkulturor mes të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova është mjaft i rëndësishëm , thotë më tej zonja Marku.

“Synimi ynë kryesor është të kemi një bashkëpunim të thellë kultural mes gjithë pjeëmarrësve, por njëkohësisht edhe shkrirjen e këtyre kulturave me kulturën e Gjirokastrës.”

Shumë studentë dhe të rinj të talentuar nga Kosova po marrin pjesë në këtë atelie. Alma Salihi, një studente për disajn dhe modë ka ardhur nga qyteza e Dragashit të Kosovës.

“Pjesëmarrja më ka ndihmuar shumë për të marrë njohuri të reja rreth traditës shqiptare dhe për të vazhduar më tutje për koleksione të ardhshme të mija për gjëra edhe më unike. Jam shumë e lumtur që ishim Kosovë dhe Shqipëri bashkë", thotë ajo.

Përvoja e artizanëve vendas po i indihmon këta të rinj të trajtojnë motivet e vjetra në veshjet e reja. Lisjana Lekaj nga Shkodra që studion në Univërsitetin e Arteve të Bukura në Tiranë thotë se është një mundësi e mirë për formimin profesional pjesëmarrja në aktivitet të tilla.

“Së pari ishte një eksperiencë e re të cilën shpresoj të përsëris dhe së dyti ishte një ndihmesë për formimin profesional duke i dhënë një mundësi të gjtihë të rinjve që janë këtu”.

Zonja Lekaj thotë se po disenjon një veshje djemsh bazuar mbi motivet e traditës së Gjirokastrës.

Të rinjtë thonë se si në Shqipëri edhe në Kosovë duhet bërë më shumë që përmes aktiviteteve të tilla të nxitet dhe mbështetet aftësia e tyre krijuese.

XS
SM
MD
LG