Lidhje

Maturantët dhe kërkesa për të studiuar jashtë vendit


Aron Vukatana është mes 30 mijë të rinjve që ketë vit përfunduan studimet 12 vjeçare në sistemin parauniversitar të arsimit në Shqipëri. Ai thotë se ndjehet krenar për arritjet dhe për Medaljen e Artë që fitoi ne përfundim të gjimnazit.

Maturantët dhe kërkesa për të studiuar jashtë vendit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

“Si medalist, jam shumë i kënaqur. Nuk është diçka që unë e prisja. Shumë kam mësuar, shumë jam munduar, po medalja duket si e pakapshme. Jam shumë, shumë krenar me veten dhe kam bërë krenar familjen dhe mësuesit. Jam shumë i kënaqur”.

Por, si shumë prej të rinjve fitues të Medaljes së Artë në sistemin parauniversitar, edhe Aroni është përgatitur t’i vazhdojë studimet universitare jashtë Shqipërisë, në një nga vendet e Bashkimit Europian.

“Kam perspektivë për të studiuar në Francë. Dua të studioj për inxhinjeri, nuk e di deri tani se çfarë lloj inxhinjerie. Unë kam shumë pasion fizikën dhe matematikën dhe e shikoj veten në atë fushë”.

Ashtu si Aroni, thuajse të gjithë maturantët që fituan Medaljen e Artë dëshirojnë që studimet t’i vazhdojnë jashtë vendit ku, sipas tyre, niveli i përgatitjes është më i lartë. Prej disa muajsh ata kanë bërë aplikimet në universitetet europiane duke përzgjedhur edhe degët ku dëshirojnë të studiojnë.

Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar është përgjysmuar gjatë 30 viteve të fundit për shkak të uljes së numrit të lindjeve, por edhe shkallës së lartë të emigracionit të familjeve shqiptare. Kjo është reflektuar edhe në sistemin universitar ku, këtë vit akademik u regjistruan 2% më pak të rinj krahasuar me një vit më parë, duke rrezikuar mbylljen e disa degëve në disa prej universiteteve të vendit.

Profesor Muhamet Shala, me një përvojë 60 vjeçare në arsimin shqiptar, thotë se, prej vitesh, një pjesë e mirë e maturantëve studimet e larta i vazhdojnë jashtë shtetit, ku edhe punësohen. Kjo është një e drejtë e tyre, shton ai, por është e rëndësishme që të rinjve t’u krijohen kushtet për të studiuar dhe kontribuar në vendin e tyre.

“Fatkeqësisht, një pjesë e mirë e nxënësve dhe, sidomos nxënësit ekselentë, po bëjnë të gjitha përpjekjet për të vazhduar studimet e larta jashtë atdheut. Qeveria shqiptare, shoqëria dhe shkolla duhet të krijojnë të gjitha kushtet sepse, edhe sot, nuk kemi kushte të tilla që t’a mbajmë këtë nxënës, pavarësisht se është i ekselencës. Dhe, çfarë mbetet në arsimin kmbëtar? Mbetet nxënësi që është mesatar ose nën mesatar”.

“Festën e Maturantit”, të organizuar në Shkodër, rreth 1200 maturantë morrën pjesë në një marrshim përgjatë rrugës kryesore të qytetit, të ndjekur nga vështrimet dhe duartrokitjet e prindërve dhe qytetarëve të shumtë. Në krye të këtij marshimi ishin maturantët fitues të Medaljeve të Arta, pjesa më e madhe e të cilëve, pas disa javësh, do të largohen drejt universiteteve europiane, ndoshta për t’u punësuar jashtë Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG