Lidhje

Shqipëri, ish-muzeu i diktatorit shndërrohet në qendër për teknologjinë


Një muze i ndërtuar në fund të viteve 1980 në Tiranë për të nderuar diktatorin shqiptar Enver Hoxha po shndërrohet në një qendër trajnimi për teknologjinë dhe programet kompjuterike. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, ndërtesa qe njihet si Piramida, për shkak te formës që ka, u përdor mes tjerash edhe si qendër e një kanali televiziv dhe si zyrë e NATO-s gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Shqipëri, Piramida shndërrohet në qendër trajnimi për teknologjinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00


E stolisur dikur me foto dhe sende personale të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, struktura 21 metra e gjatë në formë piramideje në Tiranë, simbolizon regjimin izolues që udhëhoqi Shqipërinë deri në vitin 1990.

“Ishte një arkitekturë jo si të tjerat. Dilte nga totalitarizmi i asaj kohe dhe për këtë arsye përmbante vlera të tjera. Por, nga ana tjetër, duke qenë se funskioni fillestar ishte për një muze, kjo ishte arsyeja pse njerëzit donin ta shuanin shenjën e vetme që mbeti nga gjithë periudha e komunizmit”, thotë Ilda Qazimllari nga zyra për investime në Bashkinë e Tiranës.

E projektuar nga arkitektë, përfshirë vajzën e ish-diktatorit Hoxha, ndërtesa përfundoi në vitin 1988.

“Ai mu afrua dhe më tha: Leon, sot do bësh preventivin e fundit çfarë të duhet për materialet deri në fund të muzeut sepse arka e shtetit është bosh. Atëherë, unë e kuptova që ky muze do të ishte lopata e fundit e varrosjes së komunizmit. Dhe kështu qëlloi. Pas muzeut, ra monumenti dhe komnuzmi dha dorëheqje”, thotë Leon Cika, ish-fotograf i muzeut.

Kjo ndërtesë unike tërheq turistë të huaj, të cilët shfaqin interes per ndërtesat e stilit komunist në Tiranë.

“Në Tiranë kam parë shumë ndërtesa të vjetra komuniste, por edhe shumë ndërtesa të reja. Jam vërtetë e befasuar nga kjo. Më pëlqen ky qytet dhe do t’ua rrëfejë miqve përvojën time këtu”, thotë Grit Markert, një turiste nga Lajpcigu i Gjermanisë.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1990 dhe tranzicionit në demokraci, Piramida u përdor nga fëmijët si qendër argëtimi për shkak të mungesës së parqeve. Më vonë, ajo u shndërrua në një klub, u bë qendër e një kanali televiziv madje u perdor nga NATO-ja gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

XS
SM
MD
LG