Lidhje

Japonia lëshon raketën HII-A që do të eksplorojë origjinën e universit

Fotografia e shpëndarë nga Agjencia  Japoneze e Eksplorimit të Hapësirës Ajror tregon lëshimin e raketës HII-A nga Qendra Hapësinore Tanegashima në Japoninë jugperëndimore. 7 shtator, 2023.
Fotografia e shpëndarë nga Agjencia  Japoneze e Eksplorimit të Hapësirës Ajror tregon lëshimin e raketës HII-A nga Qendra Hapësinore Tanegashima në Japoninë jugperëndimore. 7 shtator, 2023.

Japonia lëshoi të enjten një raketë që mbante një anije të vogël hapësinore që është në gjendje të ulet në sipërfaqen e Hënës dhe një teleskop me rreze X. Raketa synon të eksplorojë origjinën e universit.

Agjencia Japoneze e Eksplorimit të Hapësirës Ajrore e njohur si JAXA transmetoi lëshimin e raketës HII-A nga Qendra Hapësinore Tanegashima në Japoninë jugperëndimore.

Raketa do të vendosë në orbitën e Tokës një satelit të quajtur Misioni i Imazherisë dhe Spektroskopisë me Rrezet X, ose XRISM, i cili do të masë shpejtësinë dhe përbërjen e asaj që ndodhet midis galaktikave.

Gjithashtu në bordin e raketës është edhe Anija Inovative për Eksplorimi e Hënës, një anije e vogël hapësinore që është në gjendje të ulet në sipërfaqen e Hënës, i cili ka të ngjarë të tentojë një ulje në fillim të vitit të ardhshëm.

Lëvizja vjen në një kohë kur bota po i kthehet sërish sfidës për të shkuar në Hënë. Vetëm katër vende kanë zbritur me sukses në Hënë, SHBA, Rusia, Kina dhe India.

This item is part of
XS
SM
MD
LG