Ministria e Brendshme shqiptare tha të martën se “nga informacioni paraprak nga autoritetet greke është informuar se 6 të vrarët në Greqi kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të Bashkimit Europian”.
Sipas deklaratës së policisë, trupat u zbuluan të hënën, në mbrëmje në qytetin e Artemidës, rreth 20 kilometra në lindje të Athinës. Policia nuk dha detaje të tjera për rrethanat e sulmit apo identitetin e viktimave.
Katër viktima u gjetën në brendësi të makinës ndërsa dy të tjerë jashtë automjetit, raportuan mediat greke. Të gjitha viktimat ishin meshkuj.
Makina, sipas mediave greke që u referohen burimeve të policisë, rezultoi me targa të falsifikuara gjermane dhe policia dyshon se viktimat ranë në një pritë me armë, të vrasësve.
Policia greke ende nuk ka bërë një deklarim zyrtar për ngjarjen, ndërsa mediat greke thanë fillimisht , një ditë më parë, se viktimat ishin me origjinë shqiptare.