Lidhje

Armenia, dyshime për aleatët e saj pas dhunës në Nagorno Karabak


Banesa të dëmtuara në Nagorno-Karabakh
Banesa të dëmtuara në Nagorno-Karabakh

Shpërthimi i akteve të reja të dhunës në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në Nagorno-Karabak po shton mundësinë e ndryshimeve gjeopolitike në rajon, pasi siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina nga kryeqyteti i Armenisë, Jerevan, disa armenë thonë se ndihen të tradhëtuar nga ajo që e cilësojnë mosndërhyrje e paqeruajtësve rusë.

Armenia, dyshime për aleatët e saj pas dhunës në Nagorno Karabak
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:04 0:00

Në malet e Nagorno-Karabakut u rikthyen luftimet, pasi ushtria e Azerbajxhanit nisi atë që e cilësoi operacion anti-terrorist për të rikthyer rendin kushtetues në territorin separatist të mbështetur nga Armenia.

Forcat paqeruajtëse ruse kishin detyrën të parandalonin përshkallëzimin e dhunës dhe shumë armenë thonë se mosndërhyrja e tyre çoi në shpërthimin e dhunës.

Ata akuzojnë trupat ruse se nuk kanë ndërhyrë jo vetëm gjatë sulmit, por gjithashtu gjatë bllokadës së Azerbajxhanit në rajonin e Nagorno-Karabakut. Dyshimet për këto mos veprime kanë nxitur shumë armenë të ngrenë pikëpyetje për aleancën me Rusinë.

"Nëse rusët janë aleatët tanë, nëse ata ishin angazhuar të na ndihmonin, nësë ata janë anëtarë të së njëjtave organizata që trajtojnë çështje të sigurisë, si Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), atëherë pse dështuan ta bëjnë një gjë të tillë?, thotë Alexander Iskandaryan nga Instituti Kaukaz

Jerevani dhe Moska kanë patur historikisht marrëdhënie të mira dhe analistët e cilësojnë Armeninë de facto pjesë të aleancës ushtarake të udhëhequr nga Rusia.

Por drejtuesit aktualë armenë nuk kanë mundur të ruajnë ekuilibrin e vështirë me Kremlinin, duke kërcënuar disa herë se do të largohen nga Rusia dhe do të afrohen me Perëndimin.

Pak përpara se të regjistroheshin aktet e fundit të dhunës, Sargis Khandanyan kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin e Armenisë, i shpjegoi Zërit të Amerikës arsyet e kësaj mungese besimi.

“Lufta dhe pasojat e saj faktuan se arkitektura e sigurisë në Kaukazin Jugor dhe përreth Armenisë nuk ishte e qëndrueshme dhe nuk arriti të siguronte mbrojtje të mirë për Armeninë. Për momentin, do të thoja e vetmja garanci për sigurinë e Armenisë janë forcat e armatosura të Republikës së Armenisë”, tha ai.

Opozita armene thotë se paaftësia e drejtuesve aktualë të Armenisë për të mbajtur një qëndrim të qartë, është shumë e rrezikshme për vendin, dhe mbështet mbajtjen e marrëdhënieve të ngushta me Moskën.

“Armenia është anëtare e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO). Ka një marrëveshje me Rusinë, një lloj marrëveshje bashkimi me Rusinë dhe mendoj se për momentin, duke patur parasysh këtë situatë të paqendrueshme, do të ishte minimimalisht naive, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër, që të bëheshin ndryshime drastike”, thotë Hayk Mamijanyan, anëtar i Partisë Republikane, Armeni.

Analistët besojnë se Armenia tani ndodhet në një situatë ku është e vështirë të përcaktohen aleatët e saj.

“Edhe nëse Armenia largohet nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive nuk ka asnjë ftesë për t’u bashkuat me NATO-n, apo për të nënshkruar ndonjë lloj marrëveshje formale si vend jo anëtar i NATO-s. Kjo nuk ka për të ndodhur”, thotë Tigran Grigoryan, nga Qendra Rajonale për Demokraci dhe Siguri .

Ndërsa dëgjohen bombat në Nagorno-Karabak, në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, shumë ngrenë pikëpyetjen se çfarë do të ndodhë pas sulmeve të fundit, në cilën anë do të rreshtohet Armenia.

XS
SM
MD
LG