Filmi “The Marvels”, bazuar në librin komik ‘Marvel Comics’, që ka për herë të parë në rol kryesor një heroinë myslimane po shfaqet këto ditë para publikut.
Korrespodentja e Zërit të Amerikës Genia Dulot sjell nga Los Anxhelesi historinë e aktores amerikano-pakistaneze Kamala Khan nën petkun e heroinës ‘Zonjusha Marvel’.
Leana Ahmed, që vishet si personazh i serive komikë “The Marvels” ka ndërruar shumë kostume.
Por ajo thotë se roli i një heroine myslimane, personazh në filmin “The Marvels”, që po shfaqet para publikut, pasqyron për herë të parë identitetin e saj.
“Tek ky personazh shoh dëshirën për të bërë mirë, betejën dhe sfidën e vazhdueshme të një personi në moshë të re, që jeton sipas rregullave të vendosura nga prindërit. Pra si të jesh edhe amerikan dhe dikush me origjinë nga Azia Jugore. Ajo është nga Pakistani. Unë jam nga Bangaldeshi. Megjithatë, e kuptoj që kjo është gjenerata e pare universale”, thotë ajo.
Personazhi Kamala Khan, që intepretohet nga aktorja Iman Vellani, është një adoleshtente amerikano-pakistaneze, nga Nju Xhersi, që në nën petkun e Zonjushës Marvel, i bashkohet personazheve hero Monica Rambeau dhe Captain Marvel.
E rritur në Shtetet e Bashkuara, Leana Ahmed thotë se nuk i ka parë filmat komikë myslimanë, apo ata të Azisë Jugore, por se është prekur nga autenticiteti i historisë së familjes emigrante në film.
“Babai i Kamilës është pak a shumë si babai im, më bën të përlotem. Im atë flet përherë për historinë, për dallimet kulturore”.
Regjisorja Nia Da Costa thotë se historia e familjes Khan është në qendër të filmit.
“Temë kryesore e këtij filmi është familja. Familja Khan ka peshë të madhe në film. Janë si zemra e filmit”, thotë ajo.
Zonjusha Marvel është një personazh me ndikim për myslimanët në gjithë botën, thotë aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Margari Hill.
“Zonjusha Marvil pa dyshim që la shënuar një pikë kthese. E duam shumë. Jemi shumë të emocionuar që filmi “The Marvels” po shfaqet”.
Regjisorja DaCosta thotë se i qëndron larg klisheve për të shfaqur në ekran personazhe të grave të forta.
“Ishte vërtet shumë argëtuese. Ndoshta sepse janë kaq shumë ndryshe, dhe nuk duhet të bënim asgjë të shtirur, thjesht i lamë personazhet që të përballeshin si heroina", thotë regjisorja DaCosta
Filmi ka qenë objekt i kritikave dhe vlerësimeve të ndryshme, por entuziazmi për herorinën pakistanezo-amerikane vazhdon të jetë i lartë.