Lidhje

Trembëdhjetë raste të reja me HIV/AIDS gjatë vitit 2023 në Kosovë


Gjatë vitit 2023 në Kosovë janë regjistruar trembëdhjetë raste të reja të personave të prekur me SIDA, ndryshe nga viti paraprak kur u regjistruan shtatëmbëdhjetë raste.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, tha se ky numër nuk është shqetësues.

Trembëdhjetë raste të reja me HIV/AIDS gjatë vitit 2023 në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:19 0:00

“Kosova është ndër vendet me prevalencën më të ultë të HIV në mesin e popullatës të përgjithshme dhe prevalencë të ulët në mesin e popullatës kyqe. Meshkuj që bëjn seks me meshkuj, personat që injektojnë drogë dhe punonjëset femra të seksit. Të dhënat ekzistuese na dëshmojnë se ne nuk kemi epidemi të gjeneralizuar apo të përqendruar të infeksionit HIV”, tha zoti Ramdanani.

Zyrtarë të shëndetësisë thonë se aktualisht në Kosovë janë 65 persona të infektuar me HIV që marrin trajtime në Klinikën Infektime. Ndërsa në katër vitet e fundit një person ka humbur jetën gjatë trajtimit nga kjo sëmundje.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Izet Sadiku njëherësh edhe infektolog thotë se shifrat aktuale nuk paraqesin pasqyrën e vërtetë.

“Fatkeqësisht, për kundër që kemi numër të vogël të infektuarve, kemi edhe numër të vogël të atyre që testohen në Kosovë. Ne duhet të forcojmë politikat testuese, të bëjm fushata me qëllim që njerëzit të testohen më shumë”, tha zoti Sadiku.

Ekspertë të shëndetësisë thonë se popullata duhet të ndërgjegjësohet më shumë rreth rrugëve të infektimit dhe kjo do të luante edhe një rol të rëndësishëm në shmangien e rritjeve të rasteve të reja.

Artan Mesi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se duhet të zgjerohet testimi dhe vendet e rajonit sipas tij janë ende largë në përmbushjen e synimeve për parandalimin e infektimeve me HIV.

“Në vendet e Evropës Juglindore dhe të Euroazisë përfshirë këtu Kosovën, Shqipërinë apo edhe vendet tjera të rajonit afër nesh, edhe këtu ka një rritje dhe kjo u dëshmua nga shefi i sëmundjeve infektive, duket që në shifra absolute është e vogël dhe është e tillë sepse këtu luhet me numra të vegjël, por në shifra të përqindjeve rritja është e ndjeshme”, tha zoti Mesi.

Në Kosovë rasti i parë me Hiv/Aids është paraqitur në vitin 1986 dhe që nga atëherë e deri tash janë gjithsej 177 raste me HIV, prej të cilëve rreth 50 kanë humbur jetën. Me këtë numër rastesh në 37 vjet, Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallën më të ultë të SIDA-s, por zhvillimet socio ekonomike e vënë atë në grupin e vendeve me faktorë të lartë të rrezikut.

XS
SM
MD
LG