Lidhje

Turqi, rrahja e arbitrit dhe dhuna ndaj profesionistëve


Turkey Matches Suspended
Turkey Matches Suspended

Sulmi ndaj një arbitri në një ndeshje të ligës së parë të futbollit në Turqi shkaktoi reagim ndërkombëtar dhe një pezullim të pashembullt të të gjitha ndeshjeve. Incidenti solli në qendër të vëmendjes një shkallë më të gjerë të dhunës ndaj profesionistëve në shoqërinë turke, për të cilën kritikët fajësojnë politikën populiste dhe thellimin e ndasive politike në vend.

Turqi, rrahja e arbitrit dhe dhuna ndaj profesionistëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00


Pas pezullimit një javor të ndeshjeve, tifozët e futbollit do të kthehen në stadiume.

Goditja me grushte dhe shkelma e një arbitri nga zyrtarët e lartë të një ekipi shkaktoi pezullimin e pashembullt një javor të ndeshjeve.

Halil Umut Meler, i cili shpesh është arbitër në ndeshjet ndërkombëtare, u shtrua në spital për shkak të plagëve të marra nga goditjet. Incidenti shkaktoi reagime të forta nga gjithë bota.

Por sulmi ndaj arbitrit solli në vëmendje rritjen e dhunës ndaj shumë profesionistëve të sferës publike në Turqi. Punonjësit e shëndetësisë kanë protestuar për më shumë se një vit kundër dhunës në rritje. Shoqata e Mjekëve thotë se ka patur një rritje prej 600 për qind të sulmeve të dhunshme ndaj mjekëve në dekadën e fundit.

Sambule, e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj, është infermiere në një spital të Stambollit.

“Ka një rritje të përditshme të dhunës në sektorin shëndetësor. Nuk ngrihen akuza kriminale ndaj autorëve të dhunës dhe na rrahin çdo ditë”, thotë ajo.

Edhe në shkolla është rritur dhuna ndaj personelit, sipas sindikatave të arsimit.

Disa analistë fajësojnë vitet e politikave populiste të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe partisë së tij, mbështetësit e të cilëve janë të varfër, fetar dhe konservator. Presidenti Erdogan shpesh akuzon elitën për minim të pushtetit të tij.

“Erdogani dhe partia e tij Drejtësi dhe Zhvillim thonë se ata përfaqësojnë njerëzit e vërtetë. Ata vijnë nga baza e shoqërisë dhe përfaqësojnë kulturën e vërtetë autoktone të Turqisë. Pastaj kemi opozitën, të cilën ata e quajnë tradhtare dhe pjesë të elitës, njerëz të cilët duhet të dënohen. Kemi një pakicë që mund të përbuzet dhe shtypet”, thotë Sezin Oney nga portali PolitikYol.

Qeveria e Presidentit Erdogan i ka hedhur poshtë këto kritika, duke thënë se ata kanë miratuar ligje për mbrojtjen e mjekëve dhe profesionistëve të tjerë. Por, kritikët thonë se këto masa ligjore nuk po zbatohen.


Duke marrë parasysh sfidat ekonomike me të cilat po ndeshet vendi, grupet profesionale thonë se ato po sakrifikohen për të hequr vëmendjen nga rritja e zemërimit publik.

“Nuk shohim arsye reale për problemet e tyre dhe vënien në shënjestër të punonjësve shëndetësorë në vend të vetë sistemit, kështu që dhuna është përshkallëzuar. Fatkeqësisht, zemërimi është përqendruar ndaj punonjësve shëndetësorë, në vend të qeverisë”, thotë Dr. Sebnem Korur Fincanci, presidente e Shoqatës Turke të Mjekësisë.

Analistët thonë se rrahja e arbitrit të njohur Meler, është bërë simbol i rrezikut me të cilin ndeshen shumë profesionistë në Turqi.

XS
SM
MD
LG