Lidhje

Biden përballet me zemërimin e votuesve arabo-amerikanë në Miçigan 


Pro-Palestinian demonstrators march during a visit by US President Joe Biden in Warren, Mich., Feb. 1, 2024.
Pro-Palestinian demonstrators march during a visit by US President Joe Biden in Warren, Mich., Feb. 1, 2024.

Lufta në Gazë dhe qëndrimet e Presidenti Joe Biden ndaj saj, po luajnë rol edhe në fushatën e tij presidenciale për një mandat të dytë. Kjo ishte e qartë gjatë një vizite të tij në shtetin e Miçiganit të enjten, ku sindikata e Prodhuesve të Automjeteve tha se do të mbështeste kandidaturën e tij në zgjedhjet e nëntorit. Por ky lajm i mirë për fushatën e presidentit demokrat, u zbeh nga zemërimi në rritje për mbështetjen e SHBA-së për luftën e Izraelit në Gazë që mund t’i shkaktojë atij humbjen e votës së arabo-amerikanëve në këtë shtet kritik për fitoren e tij.

Biden përballet me zemërimin e votuesve arabo-amerikanë në Miçigan
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:45 0:00

Presidenti Biden përshëndeti anëtarët e sindikatës, mbështetja e të cilëve është e rëndësishme për garën e tij. Por ndërsa ai fliste brenda selisë së sindikatës rreth 150 demonstrues pro-palestinezë protestonin jashtë, ndërsa policia qëndronte në gatishmëri.

Përpara mbërritjes së zotit Biden, një grup i quajtur “Të braktisim Bidenin”, mbajti një konferencë për shtyp me mesazhin se ai nuk ishte i mirëpritur në Miçigan.

“Besimi që i kemi dhënë me votat tona është tradhëtuar plotësisht pasi ne ndihemi të mashtruar dhe sikur nga kanë grabitur paratë e fituara me punë, të cilat ai ia ka kushtuar Izraelit, duke shkaktuar humbjen e jetëve të pafajshme”, thotë Farah Khan e kësaj lëvizjeje.

Miçigani ka përqindjen më të madhe të arabo-amerikanëve në raport me popullsinë në Shtetet e Bashkuara dhe ata në përgjithësi votojnë pro kandidatëve demokratë, çka do të thotë se tërheqja e mbështetjes së tyre mund të ndikojë në votat elektorale të nevojshme për të fituar.

Ky shtet ka anuar vitet e fundit gjithnjë e më shumë nga Partia Demokrate, duke kontrolluar të gjitha nivelet e qeverisjes së shtetit për herë të parë në katër dekada.

XS
SM
MD
LG