Lidhje

Përgatitjet për mbërritjen e sondës “Starliner” në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës


SPACE-EXPLORATION/BOEING
SPACE-EXPLORATION/BOEING

Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor po përgatiten për mbërritjen e ardhshme sondës së parë hapësinore me njerëz në bord të kompanisë Boeing. Anëtarët e ekuipazhit të fundit mbërritën me sondën e kompanisë SpaceX në laboratorin orbital më 5 mars. Astronautja e NASA-s, Jeanette Epps, thotë se ajo është mahnitur nga fluturimi dhe pamjet që "të lënë pa frymë" të Tokës nga hapësira.

Përgatitjet për mbërritjen e sondës “Starliner” në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:29 0:00

Astronautët e NASA-s Jeanette Epps dhe Michael Barratt mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 5 mars, ku do të mbikëqyrin ardhjen e një sonde të re gjatë periudhës së tyre gjysmë-vjeçare.

Ata zëvendësuan një ekuipazh nga Shtetet e Bashkuara, Danimarka, Japonia dhe Rusia, të cilët ishin atje që nga gushti.

Qëndrimi gjashtëmujor i ekuipazhit përfshin përgatitjet për mbërritjen e një sonde të re të NASA-s.

Sonda e re “Starliner” e kompanisë Boeing me pilotë testues pritet të mbërrijë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor javën e ardhshme.

"Do të analizojmë çdo detaj të fluturimit, ankorimin dhe çdo gjë tjetër të vogël gjatë këtij operacioni. Kjo është emocionuese sepse kemi të bëjmë me në automjet të ri", tha astronauti i NASA-s Michael Barratt lidhur me mbërritjen e kapsulës “Starliner”.

Astronautja e NASA-s Jeanette Epps nga qyteti Sirakus i shtetit të Nju Jorkut, është gruaja e dytë me ngjyrë e caktuar në një mision të gjatë në Stacionin Ndëkombëtar Hapësinor.

Ajo tha para fluturimit se është veçanërisht krenare që do të jetë një shembull për afrikano-amerikanet, duke demonstruar se fluturimi në hapësirë "është një opsion për ato, se kjo gjë nuk është vetëm për njerëzit e racave të tjera".

Si inxhiniere, ajo punoi për kompaninë Ford dhe CIA-n përpara se të bëhej astronaute në vitin 2009.

Ajo thotë se mbërritja në hapësirë ishte shumë emocionuese pas shumë vitesh pritjeje.

"U mahnita nga shumë gjëra që pashë në hapësirë, përfshirë Tokën dhe planetet e tjera", thotë ajo.

Michael Barratt, një mjek në misionin e tij të tretë, është astronauti më i moshuar që ka fluturuar në hapësirë. Ai mbushi 65 vjeç më 16 prill.

"Çfarëdo faktori që mund të ketë luajtur mosha, e kam tejkaluar me sukses, sepse u përshtata më shpejt. Ky ishte fluturimi im i tretë në hapësirë", tha ai.

Sigurisht, së shpejti NASA do të dërgojë sërish astronautë në Hënë.

Ndonëse zbarkimi i parë i njeriut në Hënë në më shumë se 50 vjet u shty për një vit, ai pritet të realizohet në vitin 2026.

Astronautët Epps dhe Barratt do të qëndrojnë në hapësirë për gjashtë muaj. Ata do të kthehen në Tokë në muajin shtator.

XS
SM
MD
LG