Lidhje

Demokratët bëjnë sërish thirrje për të miratuar kodin e sjelljes për Gjykatën e Lartë


Supreme Court Alito Flag
Supreme Court Alito Flag

Debati mbi etikën në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara u rikthye këtë javë në Kongres. Demokratët i kërkuan anëtarit konservator të kësaj gjykate, Samuel Alito të tërhiqej nga dy çështje që lidhen me zgjedhjet e vitit 2020. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, shqetësimet e publikut mbi shkeljen e standardeve gjyqësore po rriten.

 Demokratët bëjnë sërish thirrje për të miratuar kodin e sjelljes për Gjykatën e Lartë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Këtë javë janë ngritur shqetësime të reja mbi standardet etike për gjykatën më të lartë të vendit.

“Problemi është se Gjykata e Lartë po sillet sikur gjyqësori është mbi ligjin”, thotë Hakeem Jeffries, udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Gjyqtari Samuel Alito i ka hedhur poshtë kërkesat e demokratëve të Senatit për t'u tërhequr nga gjykimi i dy rasteve në lidhje me trazirat e 6 janarit të vitit 2021.

Demokratët u shprehën të shqetësuar pas një artikulli të botuar në gazetë 'New York Times' se flamuj si ata që kishin lidhje me turmën e cila sulmoi Kapitolin u shfaqën në pronat e zotit Alito. Në një letër dërguar Kongresit, zoti Alito thotë se ky ishte vendimi i gruas së tij. Ajo, sipas tij, shfrytëzoi të drejtën e saj për lirinë e fjalës.

“Ne e kemi tejkaluar kohën kur gruaja nuk mund të bëjë diçka që burri i saj të mos e miratojë. Ajo është një shtetase amerikane”, thotë Russell Wheeler, analist në Institutin Brookings.

Vitin e kaluar, senatorët demokratë bënë përpjekje për reforma të reja etike, pasi daljes së lajmit se gruaja e anëtarit konservator të Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas ishte e përfshirë në përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

“Problemi i etikës në Gjykatën e Lartë mund të zgjidhet brenda ditës nga një person, kryetari i Gjykatës, John Roberts. Ai ka autoritetin dhe mundësinë të ndërhyjë, në vend që ta lërë këtë problem të zgjatet dhe madje të përkeqësohet mpë tej me sjelljen e disa gjyqtarëve”, thotë Dick Durbin, kryetar i Komisionit për Drejtësi të Senatit.

Ekspertët e etikës gjyqësore u thanë ligjvënësve se konflikti i interesit ishte një problem për gjyqtarët në të gjithë spektrin ideologjik.

“Ideja që reformat e nevojshme qenkan politike, apo hakmarrëse, është po aq absurde. Ndërsa ne nuk mund të hedhim poshtë problemet skandaloze etike të gjyqtarit Thomas, është gjithashtu e vërtetë se ish-gjyqtarët Ginsburg, Breyer dhe të tjerë, kanë trajtuar raste kur ata ndoshta duhet të kishin hequr dorë”, thotë Donald Sherman nga organizata 'Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë në Uashington'.

Gjykata e Lartë shpeshherë shqyrton kërkesat e gjykatave më të ulta amerikane që gjykatësit të cilët kanë konflikte interesi të mos përfshihen në gjykime

“Nuk ka gjykatë më të lartë se sa kjo gjykatë. Nuk ka gjykatë tjetër ku pala së cilës i është refuzuar peticioni për të larguaru përjashtuar nga rasti mund të ankohet. Gjykata ende nuk ka krijuar asnjë lloj mekanizmi të brendshëm për t'u marrë me këtë", thotë zoti Wheeler nga Instituti Brookings.

Senatori Durbin dhe demokratë të tjerë kanë bërë thirrje për miratimin e një kodi sjelljeje për Gjykatën e Lartë për më shumë se një dekadë.

XS
SM
MD
LG