Lidhje

Presidenti serb takim me Donald Trump Jr, djalin e presidentit amerikan


President of Serbia Aleksandar Vucic with Donald Trump Jr. in Belgrade (Foto: FoNet/Instagram)
President of Serbia Aleksandar Vucic with Donald Trump Jr. in Belgrade (Foto: FoNet/Instagram)

Donald Trump Jr, djali i madh i presidentit amerikan, u takua të martën në Beograd me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Presidenti serb i cili i ka mbështetur vazhdimisht politikat e administratës aktuale amerikane, tha se me të birin e Presidentit Donald Trump diskutoi për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”, shkroi ai.

Vizita ndodhi në një periudhë kur Serbia po përpiqet të drejtpeshojë midis mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes së lidhjeve të saj me Rusinë dhe Kinën, një investitor i madh në infrastrukturë, miniera dhe energji.

Vizita pason një marrëveshje të arritur vitin e kaluar midis qeverisë serbe dhe kompanisë së zotit Jared Kushner, dhëndër i Presidentit Trump, për të ndërtuar një hotel në vendin e ish-selisë së Ushtrisë Jugosllave, që u dëmtua gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kundër forcave serbe.

XS
SM
MD
LG