Lidhje

Feja dhe reklamat


Gjatë viteve të fundit, feja ka marrë një rol më publik në kulturën amerikane. Politikanët e përmendin më shpesh se më parë besimin e tyre fetar. Udhëheqësit e kishës marrin pjesë në përpjekjet për regjistrimin e votuesve dhe komentojnë lidhur me disa nga çështjet më të politizuara të ditës. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Maura Farrelly, sheshet dhe mjetet publike të informacionit vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura për fenë.

Kisha e Unifikuar e Krishtit është një nga Kishat më të reja në Shtetet e Bashkuara. Në përgatitje të 50-vjetorit të saj, udhëheqësit e fesë kohët e fundit filluan një fushatë me reklama televizive shumë-milionë dollarëshe. Mesazhi u drejtohet njerëzve që nuk e kanë atë që zëdhënësja e kësaj kishe, Barb Powell, e quan ”një banesë fetare”. Sipas zonjës Powell, udhëheqësit e Kishës mblodhën disa grupe studimore para fillimit të fushatës, për të zhvilluar një anketim që synonte të gjente arsyet përse amerikanët nuk shkojnë në kishë.

“Përherë e më tepër, njerëzit që u përfshinë në anketimet, të cilët nuk i përkisinin ndonjë feje të caktuar, thanë se ndjeheshin të huaj dhe të përjashtuar nga oragniztatat fetare në përgjithësi. Kjo përfshin ndoshta edhe Kishën e Unifikur të Krishtit, për arsye se ne jemi pjesë e një insititucioni fetar të Shteteve të Bashkuara”.

Barb Powell thotë se ata që thanë se ndjenin veten të huaj ishin individë të caktuar të shoqërisë amerikane, si të varfër, homoseksualë dhe me ngjyrë. Në këtë aspekt, Kisha e Unifikuar e Krishtit projektoi një reklamë televizive që ve në lojë idenë e kthimit mbrapsht të ndonjë individi nga grupet e krishtera.

Në reklamë thuhet se ashtu sikurse Jezusi nuk kthehu mbapsht askënd që i kërkoi ndihmë, edhe kisha nuk duhte të kthejë asnjë prej besimtarëve të saj.

Reklama po transmetohet nga disa stacione televizive kabllore, por ajo nuk shihet në ndonjë prej stacionet krysore televizive. Rrjeti ABC për shembull, përmendi një rregull të vjetër, prë të mos transmetuar reklama fetare.

“Mendoj se shumë nga kompanitë e këtij vendi kanë frikë nga feja, për arsye se ne kemi patur një histori të gjatë mosmarrëveshjesh, zënkash lidhur me fenë në publik.”

Charles Haynes është studjues me përvojë i Qendrës së Forumit të Lirisë së Amendamentit të Parë, në Arlington të Virginias. Ai thotë se eksperienca e Kishës së Unifikuar të Krishtit me kompanitë private të shtypit nuk është diçka e pazakontë. Vetëm kohët e fundit, revista The Rolling Stones nuk pranoi të jepte një reklamë lidhur me një përkthim të ri të Biblës.

Charles Haynes thotë se këto politika nuk bien në kundërshtim me Amendamentin e Parë, që garanton lirinë e shprehjes, përderisa ai i përshtatet vetëm aktiviteve të qeverisë. Por, shton ai, këto politika janë shqetësuese.

“Kur këto grupe private diskriminojnë grupet fetare, veçanërisht në fushën e reklamave, ato në fakt u mohojnë njerëzve një vend të tregun e ideve. Dhe duke u nisur nga liria e të shprehurit, pra Amendamenti të Parë i Kushtetutës amerikane duhet lejuar liria e shprehjes së të gjithëve në shoqëri”.

Disa prej këtyre grupeve e kanë bërë një gjë të tillë. Kisha e Unfikuar Metodiste pati probleme rreth një vit më parë, kur u përpoq të vendoste një reklamë në Sheshin Times Square të New Yorkut. Pronari i vendit ku vendoseshin reklamat, agjencia Reuters, nuk pranoi ta pubikonte atë, por më pas, pas ankesave lidhur me këtë çështje Reuters tha se reklamat fetare duhen konsideruar në veçanti, sipas specifikës së tyre.

Por udhëheqësit e Kishës Metodiste janë të shqetësuar nga fakti se reklamat e tyre nuk lejohen të publikohen, thjesht duke u nisur nga fakti që ato janë grupe fetare dhe i kanë dërguar për këtë ankesat në Komisionin Federal të Komunikimit.

XS
SM
MD
LG