Lidhje

NATO-ja në Afganistan dhe Irak


Ministrat e mbrojtjes të NATO-s njoftuan se Forca Ndërkombëtare në ndihmë të Sigurimit në Afganistan do të dislokohet në pjesën perëndimore të vendit. Misioni i saj do të jetë të garantojë sigurinë dhe të ndihmojë në shtrirjen e autoritetetit të qeverisë qëndrore.

Italia, Spanja dhe Lituania pritet të dërgojnë trupa për misionin e ri. Në atë zonë kanë forca edhe Shtetet e Bashkuara. Kjo forcë e zgjeruar do të forcojë sigurinë për një numër më të madh të popullit afgan. Siç u shpreh edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, “Nuk duhet të ketë asnjë dyshim rreth angazhimit të NATO-s në Afganistan për një kohë të gjatë. Madje mbështetja jonë do të vazhdojë të rritet.”

Gjetkë në botë, pas përfundimit të zgjedhjeve në Irak, vende të tjera të NATO-s kanë rënë dakord të ndihmojnë në stërvitjen e forcave irakiane të sigurimit, tha Sekretarja amerikane e shtetit, Kodoliza Rajs.

“Mund t’u them me mirënjohje kolegëve të mi të pranishëm se një numër vendesh ranë dakord menjëherë që të dërgojnë trupa dhe disa vende të tjera thanë se synojnë të dërgojnë trupa sepse çdokush e kupton rëndësinë e stërvitjes së forcave irakiane të sigurimit në mënyrë që irakianët të jenë të aftë të marrin përsipër masat e sigurisë, diçka që ata nuk mund ta bëjnë tani.”

Objektivi është që secili prej 26 vendeve anëtare të NATO-s të kontribuojë në një mënyrë apo tjetër në këtë program stërvitor.

Sekretarja e shtetit Rajs tha se është e rëndësishme për vendet e lira që të mbështesin Afganistanin dhe Irakun. Çdo vend i NATO-s është i interesuar për të ndihmuar në shtrirjen e demokracisë në mbarë globin.

XS
SM
MD
LG