Lidhje

Mali i Zi shpreh vendosmërinë për zhvillimin e një referendumi për pavarësinë


Kryeministri malazez Milo Gjukanoviç tha se referendumi do të mbahet nëse autoritetet serbe nuk bien dakord ta shpërbëjnë unionin e tanishëm

Kryeministri malazez Milo Gjukanoviç thotë se është i vendosur për zhvillimin e një referendumi mbi pavarësinë në fillim të vitit të ardhshëm, në se autoritetet serbe nuk bien dakord ta shpërbëjnë unionin e tanishëm të Serbisë dhe Malit të Zi.

Zoti Gjukanoviç i bëri këto komente sot, në një diskutim që u zhvillua në Beograd.

Kryeministri malazez propozoi që Serbia dhe Mali i Zi, të jenë secili dy shtete të pavarura, ta njohin njëri tjetrin dhe më pas të krijojnë një bashkim shtetesh të pavarura.

Ai tha se kjo marrëveshje do të ishte e ngjashme me Komonuelthin e Shteteve të Pavarura, të formuar pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve ’90.

Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica e hodhi poshtë këtë propozim dhe tha se është për vazhdimin e ekzistencës së unionit aktual Serbi dhe Mali i Zi.

XS
SM
MD
LG