Lidhje

Shroeder niset për turne në 7 vende të Gjirit Persik


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder filloi një turne në vendet e Gjirit Persik ku do të bëjë ndalesa në Iran dhe Irak si dhe në disa qendra biznesi.

Gjatë turneut të tij në shtatë vende, zoti Schroeder pritet të kërkojë mbështetje rajonale për përpjekjet diplomatike të Evropës lidhur me shqetësimet për programin bërthamor të Iranit. Ai pritet gjithashtu të kërkojë siguri nga shtetet e Gjirit se ato do të mbështesin përpjekjet për një zgjidhje paqësore të konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve.

Zoti Schroder shkon fillimisht në Arabinë Saudite e më pas në Kuvajt, Katar, Bahrein, Jemen dhe Oman. Ndalesa e tij e fundit do të jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai ka në plan të takohet me oficerë irakianë që po stërviten nga instruktorë ushtarakë gjerman.

Ky është turneu i dytë i kancelarit gjerman në rajon gjatë një periudhe 18 mujore. Ai shoqërohet nga një delegacion afaristësh gjermanë.

XS
SM
MD
LG