Lidhje

Irak: mbi njëqind të vdekur nga sulmi vetvrasës me bombë


Një sulm vetëvrasësë me auto-bombë në Irak shkaktoi të paktën 125 të vrarë dhe mbi 130 të plagosur.

Makina bombë shpërtheu pranë një klinike mjekësore në jug të Bagdatit në qytetin Hilla. Autoritetet thanë se presin që numri i viktimave të rritet.

Në sulmin më vdekjeprurës që nga rënia e Saddam Husseinit, dëshmitarët thanë se makina hyri në mes të turmës së njerëzve që prisnin të merrnin një çertifikatë mjekësore të nevojshme për të punuar në qeveri.

Televizioni transmetoi pamje që tregonin të mbijetuarit që ndihmonin të plagosurit të shkonin në spital. Asnjë nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në zhvillime të tjera, gjykata e posaçme irakiane që ka ngritur akuza kriminale kundër ish udhëheqësit Sadam Husein dhe gjeneralëve të tij të lartë tha se është gati të dërgojë grupin e parë të të pandehurve para gjykatësve. Ende nuk është caktuar ndonjë datë për fillimin e gjykimit. Të pandehurit përfshijnë vëllain nga nëna të Sadam Huseinit dhe ish nënpresidentin e Irakut.

XS
SM
MD
LG