Lidhje

Martha Stewart hyn në radhët e miliarderëve


Revista Forbes bëri publike listën e saj të klasifikimit të përvitshëm të miliarderëve të botës, ku tani bën pjesë edhe biznesmenja amerikane Martha Stewart.

Vetëm një javë pas daljes nga burgu, ku ajo vuajti një dënim pesëmujor pasi kishte gënjyer për një shitje aksionesh, zonja Stewart bashkohet me 130 miliarderë të rinj në listën vjetore të të pasurve të rinj që u bë publike dje.

Lista prej 691 miliarderësh kryesohet nga themeluesi dhe presidenti i Microsoftit, Bill Gates për të njëmbëdhjetin vit rresht. Pasuria e tij është 46 miliardë dollarë. Gates pasohet nga investitori Warren Buffet.

Manjati i çelikut Lakshmi Mittal është i treti në listë me 25 miliardë dollarë, pasi pati rritjen më të madhe të pasurisë personale, 18 miliardë dollarë më shumë në krahasim me një vit më parë. Manjati meksikan i telekomunikacioneve, Carlos Slim Helu është i katërti në listën e më të pasurve.

XS
SM
MD
LG