Lidhje

Boshkovski në Hagë


Ish ministri i brendshëm i Maqedonisë Ljube Boshkovski shkoi sot në Hagë, për t’u përballur me akuzat për krime lufte.

44 vjeçari Boshkovski akuzohet së bashku me oficerin e policisë Johan Tarculovskin, i cili u dorëzua në Hagë javën e kaluar.

Dy të pandehurit akuzohen si përgjegjës për vrasjen e civilëve gjatë konfliktit 7 mujor në vitin 2001 midis forcave të qeverisë dhe kryengritësve shqiptarë.

Zoti Boshkovski i cili mban gjithashtu shtetësi kroate, mbahej i arrestuar në Kroaci që nga gushti i vitit të kaluar nën akuzat e qeverisë së Maqedonisë për rolin e tij në vrasjen e 7 emigrantëve nga Azia në vitin 2002.

XS
SM
MD
LG