Lidhje

Irak: Këshilli i ri presidencial emëron kryeministrin e përkohshëm


Këshilli i ri presidencial që bëri betimin sot në Irak emëroi politikanin shiit Ibrahim al Jaafarin si kryeministër të përkohshëm.

Zoti al Jaafari, kryetari me influencë i Partisë islamike Dawa, tha në një konfrencë shtypi se kjo ditë shënon një hap të madh përpara për Irakun. Ai tha gjithashtu se shpreson të formojë qeverinë brenda dy javësh.

Emërimi i zotit al Jaafari pasoi betimin historik të politikanit kurd sot Jalal Talabanit si i pari president i zgjedhur nga vota e lirë në Irak në më shumë se 50 vjet.

Në fjalimin drejtuar ligjëvënësve të mbledhur në ceremoninë e zhvilluar në Zonën e Gjelbërt që ishte nën masa të rrepta sigurie presidenti Talabani u bëri thirrje arabëve suni që besohet se janë forca mbështetëse e kryengritësve, të marrin pjesë në proceset demokratike.

Gjithashtu sot bënë betimin edhe dy nënpresidentët e Irakut, Adel Abdul Mahi dhe Arab Ghazi al Javar.

XS
SM
MD
LG