Lidhje

Sahara - filmi më i shikuar në kinematë amerikane


”Sahara” ishte në krye të filmave më të shikuar në kinematë amerikane me më shumë se 18 milionë dollarë bileta të shitura vetëm gjatë fundjavës duke e detyruar filmin ”Sin City” të bjerë në vend të dytë.

Tek ”Sahara”, film me aventura, ngjarjet e të cilit zhvillohen në shkretëtirë, rolin kryesor të një eksploratori që është në kërkim të një luftanijeje të humbur prej kohësh, e luan aktori Matthew McConaughey.

Shitja e biletave të filmit ”Sin City” ra me më shumë se 50 për qind, në 14 milionë dollarë. Megjithatë, filmi që trajton një subjekt që lidhet me krimin, ka arritur të grumbullojë për 10 ditë një shifër mbresëlënëse prej 51 milionë dollarësh.

Subjekti i filmit ”Fever Pitch”- komedi romantike - trajton maninë e një burri të dhënë së tepërmi pas bejzbollit. Ky film debutoi me 13 milionë dollarë bileta duke u radhitur në vend të tretë.

Komedia filmike ”Guess Who” ra në vend të katërt, kurse komedia e Queen Latifah-s, ”Beaty Shop”, ra nga vendi i dytë në të pestin duke grumbulluar vetëm 7 milionë dollarë.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shitja e përgjithshme e biletave ishte më e ulët. //az//

XS
SM
MD
LG