Lidhje

Çmimet botërore të naftës vazhdojnë të bien


Çmimet botërore të naftës vazhduan të bien të hënën, ndërkohë që vendet anëtare të OPEC-ut thanë se do të shqyrtonin mundësinë e rritjes së kuotave të prodhimit për të ndihmuar uljen e çmimeve.

Çmimi i naftës së papërpunuar ra të hënën deri në 52 dollarë e 10 centë për fuçi në bursën e New Yorkut.

Kjo rënie është e konsiderueshme në krahasim me një javë më parë, kur transaksionet me afat të naftës bruto kapën shifrën-rekord të 58 dollarëve e 28 centëve për fuçi.

Kjo rënie pason raportin e para një jave të qeverisë së Shteteve të Bashkuara ku thuhet se oferta e naftës së papërpunuar në tregun amerikan është rritur dhe se janë shtuar operacionet përpunuese për prodhimin e benzinës.

Ndërkohë, çmimet e benzinës në pikat e karburantit arritën mesataren rekord prej 60 centëve për litër. Ngadalësia apo shpejtësia e rritjes së çmimeve të benzinës varet nga koha që merr përpunimi i naftës në nënprodukte. //az//

XS
SM
MD
LG