Lidhje

BE-ja nuk arrin konsensus për heqjen e embargos së armëve ndaj Kinës


Ministrat e Bashkimit Evropian vazhdojnë të mbeten të ndarë në vendimin për ti dhënë fund embargos 16 vjeçare të armëve ndaj Kinës.

Komisionerja e Bashkimit Evropian Benita Ferrero-Waldner tha sot se nuk mund ta imagjinonte miratimin e vendimit të mëparshëm, për heqjen e embargos, të cilën ministrat shpresonin ta arrinin në muajin qershor. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan këtë çështje sot në Luksemburg por nuk arritën konsensus.

Franca dhe Gjermania kanë kryesuar përpjekjet për heqjen e sanksioneve. Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë heqjen e embargos duke thënë se ajo ndihmon në mbajtjen e qëndrueshmërisë në Azi. Shqetësimet u shtuan kur Kina kohët e fundit miratoi ligjin kundër shkëputjes që autorizon përdorimin e forcës kundër Taivanit në se ishulli shpall pavarësinë.

Bashkimi Evropian vendosi embargon në vitin 1989 pas shtypjes së protestave pro demokracisë në Pekin.

XS
SM
MD
LG